E shtunë, 27 Korrik, 2024

ZYRTARI BRITANIK: USHTARËT RUSË REFUZOJNË URDHËRAT, RRËZOJNË NJË AVION TË VETIN!

Sir Jeremy Fleming, shef i shërbimit informative britanik GCHQ ka deklaruar se disa ushtarë rusë në Ukrainë kanë refuzuar zbatimin e urdhërave, duke rrëzuar ratsësisht edhe një aeroplan rus.

Kreu i shërbimit të inteligjencës britanike GSHQ, Jeremy Fleming, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin në masë të madhe kishte vlerësuar gabimisht aftësitë e forcave të armatosura dikur të fuqishme të Rusisë dhe se ka nënvlerësuar gatishmërinë e popullit ukrainas për të rezistuar, si dhe vendosmërinë e Perëndimit që të sanskionojë Moskën me sanksione të bashkërenditura.

‘Putini e vlerësoi shumë gabimisht situatën. Besojmë se këshilltarët kanë frikë t’ia thonë të vërtetën,’- tha të mërkurën Fleming në një fjalim të mbajtur në Universitetin Kombëtar të Australisë. Duke iu referuar të dhënave më të fundit informative, Fleming tha se ka prova për moralin e ulët dhe pajimin e dobët të ushtarëve rusë.

‘Kemi parë ushtarë rusë pa armë dhe pa moral, të cilët refuzojnë të zbatojnë urdhrat, të sabotojnë pajisjet e tyre dhe madje të rrëzojnë aksidentalisht një fluturake të tyre,’- transmeton KDP njoftimin e agjencisë Reuters e cila thotë se aktualisht nuk ia kishte dalur të sigurojë një konfirmim të pavarur të kësaj analize.

Kur është fjala për sanksionet perëndimore dhe pohimet e Rusisë se do të kthehet nga lindja dhe do të ndërtojë një partneritet me Kinën, Fleming vlerësoi se ka rreziqe nga një aleancë tepër e ngushtë për të dyja aplët, por më shumë për Kinën.

‘Rusia e kupton se brenda një afati më të gjatë Kina do të bëhet më e fortë ushtarakisht dhe ekonomikisht. Disa nga interesat e tyre janë në konflikt, Rusia mund të nxirret jashtë këtij ekuacioni,’- transmeton KDP deklaratën e Jeremy Flemingut, shef i shërbimit informative britanik GCHQ.

Të fundit