E premte, 26 Korrik, 2024

Panelistët në 10 vjetorin e themelimit të Portalb-it: Duam Maqedoni evropiane

Me rastin e 10 vjetorit të themelimit të Portalb.mk, redaksia zhvilloi panel diskutimin me temë “Vizioni për Maqedoninë e Veriut”. Në panel morën pjesë kolumnistët e Portalb-it, Prof.Besa Arifi, Prof.Ali Pajaziti, Prof.Salajdin Salihi, Dr.Malinka Ristevska Jordanovska – anëtare e bordit në EPI, si dhe të rinjtë, Dorina Ajdini, Fisnik Xhelili, gazetarë në Portalb, dhe studentët Blendi Hodai dhe Era Memetaj. Ngjarja u zhvillua në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Panel diskutimin e hapi Elida Zylbeari, kryeredaktore e Portalb.mk, e cila tha se kjo media, do të vazhdojë të shpalosë të vërtetën, por njëkohësisht duke iu përmbajtur parimeve profesionale.

“Hapësirë të madhe iu kemi dhënë edhe të rinjve. Ndjekim ngjarjet kulturore, mbështesim artistët e rinj, që iu kushtohet pak rëndësi. Luftojmë antivlerat. Për të shlyer mungesën e fjalës së lirë, ne kemi vend për të gjithë. Kemi hapësirë në rubrikën Na Shkruani. Rrugë e shtruar me sakrifica, Portalb do të sjellë të vërtetën duke ruajtur parimet profesionale”, deklaroi Zylbeari. 

 

Të fundit