E enjte, 30 Maj, 2024

Ukraina akuzon Moskën për dëbim të civilëve në Rusi

Avokatja e Popullit të Ukrainës, Lyudmyla Denisova, ka akuzuar Moskën për largim të dhunshëm të mijëra civilëve nga qytetet e shkatërruara ukrainase për në Rusi, për të rritur presionin ndaj Kievit që të dorëzohet.

Denisova ka thënë më 25 mars se 402,000 njerëz, duke përfshirë 84,000 fëmijë, janë dërguar kundër dëshirës së tyre në Rusi, ku disa mund të shfrytëzohen si “pengje”.

Kremlini ka njoftuar për numër gati të njëjtë për ata që kanë ndryshuar lokacion, mirëpo ka pretenduar se ata kanë dëshiruar që të shkojnë në Rusi.

Rajonet ukrainase të kontrolluara nga separatistët flasin kryesisht rusisht, dhe disa njerëz kanë mbështetur krijimin e lidhjeve të ngushta me Moskën.

Gjenerali rus, Mikhail Mizintsev, ka thënë se 400,000 njerëz janë evakuuar në Rusi prej nisjes së aksionit ushtarak nga rajonet Donjeck dhe Luhansk në lindje të Ukrainës, ku separatistët pro-Moskës kanë luftuar për të marrë kontrollin e rajonit për gati tetë vjet.

Ukrainasja: Dua që kumbara ime në Moskë ta shohë shtëpinë time të shkatërruar

Autoritetet ruse kanë thënë se janë duke ofruar strehim për të evakuuarit.

Mirëpo guvernatori i rajonit Donjeck, Pavlo Kyrylenko, ka thënë se “njerëzit janë duke u dërguar me forcë në shtetin e agresorit”.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se rusët janë duke marrë pasaportat e këtyre njerëzve dhe janë duke i bartur nëpër “kampe filtrimi” në lindje të Ukrainës, para se ti dërgojnë ata në zona të largëta dhe depresive në Rusi.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Të fundit