E premte, 26 Korrik, 2024

NJË SHQIPTAR – LOJTARI I NDESHJES ITALI – RMV

Lojtari më i mirë i ndeshjes Itali – Maqedonia e Veriut, sipas faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”, ishte mbrojtësi me përkatësi etnike shqiptare, Visar Musliu, i cili është vlerësuar me notën 8.1, përcjell KDP.

Kampioni I Evropës, Italia nuk do të luajë në Kupën e Botës 2022 pasi u befasua mbrëmë nga Maqedonia e Veriut në play-off-in e tyre në Palermo.

Aleksandar Trajkovski mori topin e lirë para se të përparonte dhe shënoi një gol fitues të bujshëm nga disa metra.

Goli shkaktoi festime në stolin e Maqedonisë së Veriut teksa Italia ra në gjunjë para tifozëve vendas.

Mikpritësit dominuan topin, por nuk arritën të depërtojnë në mbrojtjen e vendosur të Maqedonisë së Veriut, duke regjistruar pesë goditje në portë nga 30 përpjekje.

Maqedonia e Veriut, e renditur në vendin e 67-të në botë, shpërblehen për paraqitjen e tyre në mbrojtje me një finale në play-off kundër Portugalisë, e cila mundi Turqinë 3-1.

Humbja për Italinë do të thotë se ata nuk do të luajnë në Kupën e Botës të dytë radhazi pasi nuk arritën të kualifikohen edhe në Rusi në vitin 2018.

 

Të fundit