E shtunë, 27 Korrik, 2024

ZONJA E FRYMËS SË LIRISË DHE DEMOKRACISË

Zonja Madeleine Albright mbetet promotore e një paradigme të re demokratike dhe të lirisë. Angazhimi kundër regjimit vrastar të Millosheviqit i jep figurës së saj dimensionet më të larta të humanitetit, lirisë dhe vlerave demokratike. Ajo mbetet simbol i paradigmës së lirisë dhe vlerave demokratike të kultivuara në frymën e traditës ekselente të SHBA-së.

Shkruan: Bardhyl Zaimi

Në një planimetri tërësisht humane dhe demokratike, ajo kishte vendosur forcën e shpirtit të saj në funksion të lirisë së një populli nga një regjim tërësisht gjenocidal, siç ishte regjimi i kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq. Zonja Madeleine Albright, e para grua në postin e sekretares së shtetit të SHBA-ve mbetet simbol i vlerave demokratike, simbol i intervenimit të NATO-s mbi regjimin e Millosheviqit. Pikërisht profili i saj si politikane merr vlerë sublime në angazhimin për të nxjerrë një popull të tërë në dritën e lirisë.
Zonja Madeleine Albright mbetet promotore e një paradigme të re demokratike dhe të lirisë. Angazhimi kundër regjimit vrastar të Milloshefiqit i jep figurës së saj dimensionet më të larta të humanitetit, lirisë dhe vlerave demokratike. Ajo mbetet simbol i paradigmës së lirisë dhe vlerave demokratike të kultivuara në frymën e traditës ekselente të SHBA-së.
E vendosur, e urtë, këmbëngulëse në misionin e saj politik, ajo përfaqëson substancën politike të humanitetit dhe progresit, të lirisë dhe horizonteve tjera demokratike.
Figurat e mëdha dallohen për impenjimin në kohët venfimtare, në kohët kur kërcënohet liria dhe jeta njerëzore. Zonja Madeleine Albright i kishte të gjitha virtytet për t’i dhënë përgjigje sublime demokratike dhe lirie një kohe që po kërcënonte me shfarosje një popull të tërë.
Ajo mbetet simbol i vlerave të lirisë, i vlerave të mirëetabluara të demokracisë ameriksne.

 

 

 

Të fundit