E shtunë, 27 Korrik, 2024

NATO FORTIFIKON KUFIRIN ME RUSINË: “S’DO TOLEROJMË ASNJË SULM NDAJ ALEATËVE TANË”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se NATO nuk do të tolerojë asnjë sulm ndaj sovranitetit ose integritetit territorial të aleatëve.

“Ne kemi aktivizuar tashmë planet tona të mbrojtjes për të mbrojtur Aleancën, kemi rritur gatishmërinë tonë dhe kemi vendosur trupa nga të dy anët e Atlantikut”, ka theksuar Stoltenberg, përcjell KDP.

Ai ka njoftuar se tani janë qindra mijëra forca në gatishmëri të mbrojtur të gjithë Aleancën.

“Njëqind mijë trupa amerikane në Evropë dhe rreth 40,000 trupa nën komandën e drejtpërdrejtë të NATO-s, kryesisht në pjesën lindore të Aleancës … të mbështetur nga fuqitë kryesore ajrore dhe detare, si dhe nga mbrojtja ajrore”, ka thënë Stoltenberg.

Por, ai ka shtuar se “ne përballemi me një realitet të ri për sigurinë tonë”. “Pra, ne duhet të rivendosim mbrojtjen dhe parandalimin tonë kolektiv për një afat më të gjatë.”

“Në këtë moment kritik për sigurinë tonë, uniteti midis Amerikës së Veriut dhe Evropës në NATO është më i rëndësishëm se kurrë.”, ka nënvizuar Stoltenberg.

 

Të fundit