E mërkurë, 8 Maj, 2024

INTERVISTË, BASHMIR XHEMAJ: JU SJELL LIBRIN PËR DESTAN BERISHËN, AGJENTIN E CIA-S QË TENTOI TA RRËZOJË ENVER HOXHËN

Autori i librit “NJË SHQIPTAR NË CIA”, Bashmir Xhemaj, në një intervistë dhënë për KDpolitik.com, flet për veprën e tij, profilin e agjentit Destan Berisha, veprimtarinë e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, rekrutimi në CIA dhe tentimet për rrëzimin e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës.

 

KDpolitik: Si ju erdhi ideja për një libër të këtillë me një titull shumë provokuese “NJË SHQIPTAR NË CIA?  

Bashmir Xhemaj: Asnjëherë nuk e kam menduar të shkruaj një libër. E aq më pak të këtillë – një biografi të vërtetë për një shqiptar aspak të njohur! Por ka dy momente që më kanë shtyrë thellësisht të shkruaj. E para, nisur nga pasioni i im për biografitë meqë përmes këtij lloj zhanri ne nuk zbulojmë për lexuesin vetëm jetën e personazheve por edhe kontekstin historik të kohës. Pra një lloj rryme letrare jo fort e përhapur ndër letërsinë shqiptare. Derisa në historiografinë botërore ka një garë të biografëve për të sjellë libra sa herë që hapet ndonjë arkiv apo ka një interpretim të ri, në hapësirën shqiptare ka një përpjekje të zbehtë për të ndriçuar jetën e figurave historike dhe kombëtare. Së dyti, vjen nga nevoja për të sjellë një histori tragjike jo vetëm të një individi por tërë shoqërisë shqiptare në mesin e shekullit XX të lënë pothuajse në harresë. Dhe mbi të gjitha, për faktin se historia e një personazhi lokal pikë-takohet me ngjarjet botërore në fillimin e Luftës së Ftohtë dhe pikërisht është Shqipëria e vogël komuniste. Nga aty në vitim të vitit 1950, CIA ndërmorri njërin prej operacioneve më sekrete për të rrëzuar regjimin komunist të Enver Hoxhës duke rekrutuar qindra vullnetarë emigrant nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e trojet e tjera shqiptare. Njëri prej tyre është Destan Berisha.

Nga aty në vitim të vitit 1950, CIA ndërmorri njërin prej operacioneve më sekrete për të rrëzuar regjimin komunist të Enver Hoxhës duke rekrutuar qindra vullnetarë emigrant nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e trojet e tjera shqiptare. Njëri prej tyre është Destan Berisha. 

KDpolitik. Përse e zgjodhët pikërisht Destan Berishën – shqiptarin e CIAs?  

Bashmir Xhemaj: Fëmijëria ime ishte shumë e lidhur me emrin e Destan Berishës. Shumë herë natën vonë, dëgjoja nga babai im, tani i ndjerë, dhe më të moshuarit e tjerë për emrin e tij, të bëmat dhe luftën si nacionalist në fillim ndaj italianëve e më pas ndaj gjermanëve dhe partizanëve të Titos. Por sikur në shumicën e familjeve shqiptare të kohës, rrëfimet përcilleshin nga njëri brez në tjetrin për tu shndërruar në legjenda më vonë. Ky emër më rishfaqet në mesin  e 2015 kur kuptoj se agjencia amerikane e intelegjencës CIA kishte hapur arkivat e operacionit të saj në Shqipëri në vitet 1949-1953, dhe një nga dosjet aty ishte ajo e Destan Berishës. Një shqiptar i pa shkollë nga  rrethi i Prizrenit si pjesë e këtij operacioni shumë sekret të CIAs padyshim që ishte një ftesë për të hulumtuar dhe shkruar.

 

KDpolitik: Pse promovimi i librit në Shkup?

Bashmir Xhemaj: Tani u bë një kohë që libri ka dalë në publik në Kosovë. Ai është mirëpitur me një interes të kënaqshëm nga lexuesi kudo ku është promovuar. Edhe për befasinë time si autor i ri, ai pati një jehonë të mirë duke u komentuar dhe vlerësuar nga kritika në Kosovë dhe Shqipëri. Tani që ka bërë xhiron e promovimeve në shumë qytete të Kosovës, në Tiranë dhe Ulqin – nuk kishte si të mos promovohej edhe në Shkup e Tetovë. Vërtetë jam i vlerësuar dhe i nderuar që ky promovim po bëhet nën përkujdesjen e Zëvendëskryeministrit të parë të Maqedonisë së Veriut, z Artan Grupi dhe Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup të martën, me 22 mars!

 

KDpolitik: Çfarë e bën këtë libër të veçantë për këtë periudhë historike në krahasim me librat paraprak ose të ngjashëm?

Bashmir Xhemaj: Nisur nga emri provokues “Një shqiptar në CIA” shumë njerëz kurreshtarë më kanë pyetur nëse libri është një triller? Nëse e tërë përmbajtja aty është fiction dhe fantazi e imja? Por sapo sheh faqet e para kuptohet se është një libër i hulumtuar gjatë dhe i mbështetur në arkiva amerikane, angleze, italiane, jugosllave e shqiptare. Ky libër është i vecantë edhe për disa arsye të tjera. Së pari flet për një personazh fare të panjohur. Kudo në botë është një trend për të shkruar për figura të njohura publike e historike kurse unë kam zgjedhur të bëj një punë shumëfishtë më të vështirë duke shkruar për një emër të panjohur dhe për histori spiunazhi që mbesin për tërë jetën në sekret të plotë. Mbi të githa në libër nuk mbaj anë dhe nuk e intepretoj historinë. Unë citoj dokumentet dhe jam kujdesur që faktet ashtu si janë të shkruhen dhe të mos mbi interpretohen. Unë kam nxjerrë edhe anët pozitive por edhe negative të personazheve nëse këtë e kam dëshmuar me dokumente.

 

KDpolitik: E kemi parë që keni konsultuar shumë arkiva. Si ka shkuar puna me hulumtimin e materialeve arkivore?

Bashmir Xhemaj: Puna e hulumtimit në arkiva është më e mundshmshmja kur shkruan për histori të tilla por edhe më intriguese. Të krijohet përshtypja se po e rikthen nga harresa njerëz të shuar e copëza historish të tretura kur gjen ndonjë material dhjetëra veçar në arkiva i cili është gati i shkatërruar. Pra arkivat janë si një puzzle. Sapo të sigurosh ndonjë dokument apo të dhënë faktike, e kupton që mungon një pjesë tjetër dhe ti vazhon e kërkon. Ose duhet verifikuar nëse një informacion është i saktë dhe pothuajse krejt libri është i shkruar në këtë frymë. Bie fjala unë nuk mjaftohem vetëm me dosjen e gjykimit armiqësor të kryepersonazhit Destan Berisha në fund të viteve 1967 në Prizren. Por kam shkuar më tej duke u përpjekur të kuptoj marrëdhëniet mes Destanit dhe gjyqtarëve apo diplomatëve amerikanë , pra diçka përtej procesverbaleve monotone të gjykimit. Unë kam intervistuar ish prokurorët dhe gjyqtarët e këtij rasti apo diplomatin amerikan që kishte udhëtuar nga Beogradi për të ndjekur nga afër gjykimin dhe ndihmuar kryepersonazhit të librit. Pra për biografi të tilla nuk janë të mjaftueshme vetëm dokumentacionet por duhet edhe të interpretohen dhe shpjegohen dinamikat, karakteri i njerëzve, konteksti politik, historic dhe personal e shumëçka tjetër.  

 

KDpolitik: Cila ka qenë sfida më e madhe gjatë ketij studimi?  

Bashmir Xhemaj: Sfida më e madhe për këtë libër janë arkivat shqiptare kudo që janë ato. Ka shumë pak gjëra të dokumentuara. Edhe ato pak arkiva që i gjen janë vështirë të lexueshme ose pothuajse të shkatërruara. Veçmas për një kohë të hershme të jetës së personazhit Destan Berisha në mesin e Luftës së Dytë Botërore ka të dhëna të pakta. Aq më pak ka për qytetin e Prizrenit gjatë luftës. Pra më është dashur lexime të shumta të studimeve të huaja për të krijuar një përfytyrim të afërt të Prizrenit në kohën e pushtimit dhe përgjithësisht të sjelljes së shqiptarëve gjatë luftës. Deri tani është shkruar duke mbajtur anë: ose me nacionalizmën shqiptare ose me Luftën Nacionalçlirimtare. E besoj që ky libër është përtej këtyre rrymave të dominuar mbi gjysëm shekulli të historiografisë tonë. Një qasje e tillë u pa sërish javëve të fundit kur në Kosovë shpërtheu debate për Xhafer Devën.

Tani që ka bërë xhiron e promovimeve në shumë qytete të Kosovës, në Tiranë dhe Ulqin – nuk kishte si të mos promovohej edhe në Shkup e Tetovë. Vërtetë jam i vlerësuar dhe i nderuar që ky promovim po bëhet nën përkujdesjen e Zëvendëskryeministrit të parë të Maqedonisë së Veriut, z Artan Grupi dhe Institutit për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup të martën, me 22 mars!

 

KDpolitik: A planifikoni të vazhdoni me ndonjë libër tjetër? 

Bashmir Xhemaj: Faleminderit për këtë pyetje. Nuk e di. Herët është të deklarohem për ndonjë libër tjetër aq më tepër që biografia “Një shqiptar në CIA” është mirëpritur dhe po vazhdoj me promovime. Por ajo çfarë e ndjej është se i kam disa figura kombëtare të Kosovës fiksim që mbase meritojnë tu shkruhet nga një biografi e plotë. Pork a edhe të tjera personazhe jo fort të njohur që mund të jenë interesant për tu hulumtuar e studiuar. Nuk i dihet!

 

Të fundit