E shtunë, 27 Prill, 2024

Berluskoni martohet me politikanen 32-vjeçare

Një martesë simbolike, por nuk mungoi fustani i bardhë dhe betimet si në një dasmë të vërtetë. Kështu e përjetuan ditën e tyre të veçantë ish-Kryeministri italian 85-vjeçari Silvio Berluskoni dhe politikania Forza Italia, Marta Fascina 32 vjeç.

Ceremonia u mbajt tek Villa Gernetto, Marta Fascina kishte veshur një fustan të bardhë me dantellë franceze nga Antonio Riva, ndërsa në altar e shoqëroi babai i saj. Atje e priste Berlusconi, me një kostum blu Armani, që tregoi se si lindi historia e tyre tre vite më pare.

I bukur ka qenë edhe dedikimi i tij në ditën e tyre speciale: “Imja është një dashuri e madhe për ty, Marta. Është diçka që nuk e kam provuar kurrë më parë, dhe tani për mua ti je e domosdoshme! Më ke qenë pranë në kohë të vështira, më ke ndihmuar. Ti më kompleton, nuk jetoj dot pa ty, ti ma mbush jetën”.

Vila ishte mobiluar me 150 statuja, ndërsa menuja kishte mish viçi me verë të kuqe dhe një akullore, të gjitha të shoqëruara nga verërat Aneri dhe muzikë romantike në sfond. Pjesë e ceremonisë ishte edhe lideri italian i Ligës së djathtë Matteo Salvini./ Klan News

Të fundit