E enjte, 30 Maj, 2024

Sërish në Netflix, ‘Servant of the people’ me protagonist Volodymyr Zelensky

“Netflix” ka dëgjuar audiencën e tyre dhe ka njoftuar se ata do të rikthejnë shfaqjen televizive “Servant of the People”, me protagonist presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
“Servant of the People” ka të bëjë me një mësues (Zelenskyy), i cili papritur bëhet president pasi një zhurmë kundër korrupsionit bëhet ‘virale’ në rrjetet sociale.

 

 

“Seriali është një komedi, por edhe një dokument i rëndësishëm se nga vjen Zelenskyy”, tha partneri menaxhues i Eccho, Nicola Soderlund në një deklaratë duke njoftuar se shfaqja është sërish në treg.
“Presidenti i tij imagjinar është një njeri normal, i cili rritet në rolin e tij si një udhëheqës heroik dhe i adhuruar. Ndërsa skenari i botës reale me të cilin përballet Zelenskyy dhe populli ukrainas është shumë më i zymtë dhe i tmerrshëm sesa komedia e serialit, ka paralele të dukshme me situatën e botës reale dhe ‘Servant of the People’ është një pjesë magjepsëse, e rëndësishme dhe historike televizive”.
Shfaqja u zhvillua për tre sezone dhe përfundoi kur Volodymyy-r vendosi të kandidojë për president në vitin 2019 nën flamurin e një partie të re politike, e quajtur gjithashtu “Servant of the People”.
Që kur Rusia pushtoi Ukrainën disa javë më parë, Zelenskyy ka qenë në qendër të vëmendjes. Ai po konsiderohet një hero nga njerëzit në mbarë botën pasi ata janë të magjepsur nga fakti sesi një aktor komedie ka marrë fronin e një vendi dhe tani po e mbron me një guxim të madh nga lufta./ Lapsi.al

Të fundit