E enjte, 30 Maj, 2024

Putin: Perëndimi nuk do arrijë ta copëtojë Rusinë

Presidenti rus Vladimir Putin në mënyrë të ashpër theksoi se Perëndimi nuk dp të arrijë dominimin global dhe të copëtojë Rusinë.

Putin gjatë një takimi këtë mëngjes tha se nëse Perëndimi mendon se Rusia do të tërhiqet, atëherë nuk e kupton Rusinë.

Ai foli gjithashtu për sanksionet e krijuara për të goditur ekonominë e Rusisë, duke shtuar se banka qendrore nuk ka nevojë të printojë para dhe vendi ka burime të mjaftueshme financiare.

“Ekonomia dhe biznesi ynë i kanë të gjitha burimet e nevojshme për të përmbushur të gjitha objektivat e vendosura, sfidat vetëm duhet të na mobilizojnë”, tha presidenti rus.

Të fundit