E diel, 16 Qershor, 2024

Erdoğan dhe Zelensky diskutojnë zhvillimet në Ukrainë

Presidenti Erdoğan ka deklaruar se po bëjnë përpjekje intensive në fushën e diplomacisë për të vendosur paqen mes Rusisë dhe Ukrainës dhe se synojnë arritjen e një armëpushimi të përhershëm sa më shpejt të jetë e mundur

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, gjatë telefonatës u diskutuan zhvillimet e fundit në luftën Ukrainë-Rusi.

Presidenti Erdoğan ka deklaruar se po bëjnë përpjekje intensive në fushën e diplomacisë për të vendosur paqen mes Rusisë dhe Ukrainës dhe se synojnë arritjen e një armëpushimi të përhershëm sa më shpejt të jetë e mundur, duke shtuar se vazhdimi i luftës nuk i sjell dobi askujt.

Erdoğan ka thënë se do të vazhdojë përpjekjet e tij për t’i sjellë në një tryezë presidentin ukrainas Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Duke deklaruar se Turqia vazhdon të dërgojë ndihma humanitare për ukrainasit si në Ukrainë ashtu edhe në vendet fqinje, Erdoğan ka nënvizuar rëndësinë e funksionimit efektiv të korridoreve humanitare./AA

Të fundit