E shtunë, 27 Korrik, 2024

PROPAGANDA E PADURUESHME E RELATIVIZIMIT TË BRUTALITETIT

Në një situatë tash për tash të pashpresë janë vendosur përballë njëra-tjetrës dy botëra, dy botëkuptime që e bëjnë të komplikuar një zgjidhje paqesore. Një botë dogmatike dhe irracionale që sprovon deri në skajshmëri vetëdijen racionale njerëzore dhe një botë tjetër që me shumë kujdes dhe përgjegjësi përpiqet të shmang përshkallëzimin. Në fakt është një betejë mes dritēs dhe errësirës dogmatike, e cila kërkon që përmes propagandës shumëformëshe ta relativizojë të keqen, ta relativizojë brutalitetin ushtarak brenda Europës, duke ngritur narracione të pakuptimta historike dhe duke prodhuar narracione kundërvënëse që anashkalojnë të gjitha institucionet ndërkombëtare që kujdesen për paqen dhe rregullat e lojës në arenën ndërkombëtare.

Shkruan: Bardhyl Zaimi

Pamjet tashmë të llahtarshme nga Ukraina pas agresionit rus kanë ngjallur trishtimin e gjithë botës. Bombardimet brutale të disa qyteteve tashmë kanë krijuar një pamje tjetër tè luftës, e cila dita-ditës bëhet më e llahtarshme dhe më hakmarrëse ndaj rezistencës së popullit ukrainas që po mbron me dinjitet sovranitetin dhe lirinë nga një makineri e çoroditur ushtarake e udhëhequr nga një autokrat që sipas shumë analizave nuk dihet se deri ku mund të shkojë.

Gjersa mbeten të vrarë shumë civilë dhe qindra mijë e braktisin vendin bisedimet për një armëpushim ecin ngadalë dhe pa ndonjë rezultat konkret. Gjersa lufta ka hyrë në një fazë brutale informacionet nga terreni flasin për mijëra shpirtra civilë që kërcënohe nga bombardimet.
Perëndimi ndërkohë, bota demokratike ka lëvizur me shumë kujdes duke e izoluar autokratiin Putin, por edhe duke e ndihmuar Ukrainën në luftën e saj, e cila për më tepër mbetet luftë e botës demokratike, e Europēs kundër fantazmave dhe luftës personale të Putinit, ashtu siç po cilësohet tashmë ky agresion nga shumë liderë perëndimorë.

Ndërkohë që bota po shikon pamjet e gërmadhave të brutaliterit ushtarak, një paqe nuk duket akoma në horozont, përkundrazi duket se agresioni po futet në njē fazë tjetēr agresiviteti irraciinal që nuk dihet se ku do të përfundojë. Frika e arsyeshme nga një përshkallëzim i situatës në përmasa më të mëdha ka bërë që shumë liderë të perëndimit t’i mbajnë hapur kanalet e komunikimit me autokratin Putin, i cili nuk ka dhënë shenja se mund të ulët dhe t’i rikthehet racionalitetit të bisedimeve për paqe.
Në stilin tipik autokrat, ai, e ka mbērthyer luftën e tij edhe me rrethojat e territ informativ, duke synuar kështu që e vërteta e tij t’i servohet gjithë popullit rus, i cili ngadalë po zgjohet në protesta kundër kësaj lufte të pskuptimtë.
Përtej vajtje-ardhjeve dhe përpjekjeve diplomatike për ta parandaluar përshkallëzimin, përtej optimizmit për një zgjidhje, duket se tashmë kemi një situatë gati të pashpresë që gjërat i çon në skajin e një trishtimi global, aty ku tashmë janë vendosur përballë njëra-tjetrës dy botëra, dy botëkuptime që e bëjnë të komplikuar një zgjidhje paqesore. Në një botë dogmatike dhe irracionale që sprovon deri në skajshmëri vetëdijen racionale njerëzore dhe një botë tjetër që me shumë kujdes dhe përgjegjësi përpiqet të shmang përshkallëzimin. Në fakt është një betejë mes dritēs dhe errësirës dogmatike, e cila kërkon që përmes propagandës shumëformëshe ta relativizojë të keqen, ta relativizojë brutalitetin ushtarak brenda Europës, duke ngritur narracione të pakuptimta historike dhe duke prodhuar narracione kundërvënëse që anashkalojnë të gjitha instituciinet ndërkombëtare që kujdesen për paqen dhe rregullat e lojës në arenën ndërkombëtare.
Dhe, përkundër kësaj propagande të mbështjellë me shumë meskinitete brutale, bota demokratike po unifikohet dhe po solidarizohet në esencën e vlerave që përfaqëson, që do të thotë integritet dhe dinjitet për popullin e Ukrainës, që në fakt nënkupton dinjitet dhe liri për gjithë Europën. Kjo luftë në fakt është kundër vlerave demokratike, kundër qenësisë europiane.
Mbetet të shihet se si do të zhvillohet më tej kjo betejë që po ecën nëpër tehun e irracionalitetit të imponuar nga një mendje autokrate që kërkon të shtrijë fantazmat e tmerrit në kufijtë e ambicies së tij të paparashikueshme.

 

Të fundit