E premte, 26 Korrik, 2024

KRYEMINISTRAT E POLONISË, ÇEKISË DHE SLLOVAKISË FUTEN NË KIEV

Sot në orën 8 të mëngjesit , kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovakisë kaluan kufirin polako-ukrainas dhe iu afruan kryeqytetit ukrainas Kiev, përcjell KDP.

Kjo është vizita e parë të zyrtarëve të shteteve të huaja që nga fillimi i agresioni rus.

Kiev ishte gjithashtu objektiv i granatimeve ruse këtë mëngjes: dy shpërthime të fuqishme goditën kryeqytetin të martën. Të paktën dy persona u vranë në sulmet kur u godit një ndërtesë banimi.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki njoftoi në Twitter se vizita vjen 20 ditë pas “agresionit kriminal kundër Ukrainës” nga presidenti rus Vladimir Putin.


“Në momente të tilla vendimtare për botën, detyra jonë është të jemi aty ku krijohet historia. “Sepse nuk bëhet fjalë për ne, por për të ardhmen e fëmijëve tanë që meritojnë të jetojnë në një botë të lirë nga tirania”.

“Qëllimi i vizitës është të riafirmojë mbështetjen unanime të BE-së për sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës,” tha kryeministri çek Petr Fiala.

Delegacioni përfshin gjithashtu kryeministrin slloven Janez Jansha, si dhe zëvendëskryeministrin polak Jaroslaw Kaczynski, kreu i partisë në pushtet të Polonisë PiS.

Vizita u ra dakord në një samit të BE-së në Versajë javën e kaluar, në konsultim me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Layen dhe Presidentin e Këshillit Charles Michel.

Të fundit