E shtunë, 27 Korrik, 2024

Lufta në Ukrainë, një ndërgjegjësim i Bashkimit Evropian (BE) në horizont

Shkruan : Abdulah Ahmedi

Është gjithmonë e rrezikshme të flitet, nga pikëpamja sociologjike, për « konstanta » në historinë e ndërtimit të Bashkimit Evropian (lexo BE). Megjithatë, mund të thuhet se ndërtimi i BE-së është me të vërtetë një nga këto konstanta.

Ky është padyshim konstantimi i parë që mundet të bëhet fundi i Luftës së Dytë Botërore, i cili ndikoi në Evropë dhe lindi Komunitetin Ekonomik Evropian KEE (lexo BE) i zyrtarizuar me Traktatin e Romës. Kështu, gradualisht BE-ja, duke u ndërtuar si promotore e demokracisë, zhvillimit dhe paqes në kontinentin e vjetër, u hapi dyert vendeve të tjera që dëshirojshin të anëtarësohen në BE.

Duhet theksuar se sa herë që kishte një krizë në Evropë, qoftë brenda BE-së apo në vendet fqinje, BE-ja duhej të vepronte me forcën e rrethanave të kyjuara. Aderimi i anëtarëve të rinj në BE u bë pas një krize ose pas një lufte; kështu ndodhi me vendet Iberike, rastet e Mbretërisë së Bashkuar, Greqisë, vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (lexo VEQL) dhe në fund me anëtarësimin e Kroacisë.
Kjo mani e Bashkimit Europian, për të vepruar çdo herë pas një krize, për të vepruar « post festum » sfidon përgjithësisht të gjithë botën dhe në veçanti aktorët e interesuar? Ekziston një fjalë e urtë franceze që thotë « të parandalosh është më mirë se të kurosh » është një rregull që BE-ja duhet të ndjekë të arrdhmen, do të thosha pa hezitim.

Me krizën e Ukrainës, BE-ja nuk ka ndryshuar asgjë në sjelljen e saj për të vepruar, përveç se është në solidaritet të plotë me popullsinë ukrainase (lexo refugjatët) që po ikin nga lufta. Kështu, shumë thirrje nga presidenti ukrainas « heroi » Volodymyr Zelensky që vendi i tij t’i bashkohet BE-së me një procedurë të jashtëzakonshme, kanë rënë në vesh të shurdhër.

Ajo që ka ndryshuar në BE është se përballë krizës së Ukrainës, ka pasur një ndërgjegjësim të BE-së për rrezikun që mund të paraqesë një krizë/luftë për njerëzimin dhe botën, e cila shfaqet në horizont duke lënë shumë pyetje pa përgjigje.

Duke shpresuar që vendet Ukraina, Gjeorgjia, Moldavia që sapo kanë aplikuar për anëtarësim do t’i bashkohen BE-së me një procedurë të jashtëzakonshme dhe BE-ja do të ndalojë manin e saj për të vepruar “post festum”! Sepse bota ka ndryshuar, edhe ai duhet të ndryshojë!

 

Të fundit