E shtunë, 27 Korrik, 2024

NON PAPER PËR TË DEGJUAR ZËRIN E ARSYES

Maqedonia e Veriut përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme me anë të një Non-Paperi ka filluar një nismë ndërkombëtare me moton  “Le t’i themi popullit rus se ata nuk janë fajtorë për konfliktin në Ukrainë”. Kjo nismë ndërkombëtare synon vendosjen e komunikimit ndërmjet grupeve të ndryshme profesionistësh nga Evropa dhe më gjerë si dhe me kolegët e tyre në Rusi për të përcjellë mesazhin se “populli nuk është fajtor për konfliktet e shkaktuara nga udhëheqësit e tyre irracionalë.”

Shkruan: Enis Shaqiri

Pasojat e pajustifikuara të ndërhyrjes ushtarake të qeverisë ruse në Ukrainë, në një kontekst më të gjërë, ndihen në të gjithë Evropën dhe botë.
Të bindur se populli rus nuk do të pajtohet me këtë agresion të udhëheqësve të  tyre irracionalë Maqedonia e Veriut përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme me anë të një Non-Paperi, ka filluar një nismë ndërkombëtare me moton  “Le t’i themi popullit rus se ata nuk janë fajtorë për konfliktin në Ukrainë”.
Kjo nismë ndërkombëtare synon vendosjen e komunikimit ndërmjet grupeve të ndryshme profesionistësh nga Evropa dhe më gjerë deri tek kolegët e tyre në Rusi për të përcjellë mesazhin se “populli nuk është fajtor për konfliktet e shkaktuara nga udhëheqësit e tyre irracionalë.”
Non-paper-i iu është dërguar vendeve anëtare të NATO-s, Bashkimit Evropian, por edhe vendeve të tjera që kanë vendosur në mënyrë të pavarur sanksione politike dhe ekonomike ndaj Rusisë.
Iniciativa është edhe në funksion të presidencës së ardhshme të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në.
“Ne sugjerojmë që shoqëritë në Evropë dhe më gjerë të jenë më të zhurmshme në komunikimin me homologët e tyre në Federatën Ruse, në mënyrë që zëri i arsyes të mbizotërojë dhe se vendimi i Kremlinit për të luftuar në Ukrainë është në kundërshtim me të gjitha normat themelore ndërkombëtare, të cilat garantojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të çdo shteti. Njerëzit në Rusi duhet të jenë të informuar dhe të ndërgjegjshëm për këtë agresion të pakuptimtë dhe të pajustifikuar, edhe pse propaganda e qeverisë së tyre është në lëvizje të plotë”, thuhet në dokument.
Dokumenti vlerëson se ndërsa qytetarët e zakonshëm ukrainas po përballen me tmerret e luftës, qytetarët e zakonshëm rusë po përballen me një fushatë dezinformimi dhe një propagandë agresive të Kremlinit në përpjekje për të justifikuar veten.
Gjithashtu dokumenti mirëpret miratimin e fundit të Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për agresionin kundër Ukrainës, duke e vlerësuar atë si një shembull të shkëlqyer që Rusia është totalisht e izoluar në narrativën e saj.
“Në fund liderët do të shtrëngojnë duart, por populli do ta paguajë çmimin. Dhimbja e një nëne është e njëjtë kur përballet me luftën dhe kur humbet djemtë e saj. Të moshuarat do të presin djemtë e tyre martir, gruaja do të presë burrin e saj të dashur dhe fëmijët do të presin babanë e tyre. “Dhe të gjithë do të paguajnë të njëjtin çmim, pavarësisht se në cilën anë të kufirit janë”, thuhet në këtë Non-paper.

Të fundit