E shtunë, 27 Korrik, 2024

SEFER SELIMI: “SPUTNIK” DHE “RT” JANË INSTRUMENTE PROPAGANDISTIKE TË PUTINIT

  • Tradicionalisht, një nga teknikat më të fuqishme të regjimit rus që nga Bashkimi Sovjetik e tani në Federaten Ruse ka qenë deziformimi, i cili është një kërcënim i rëndë transnacional, duke e përhapur agresionin rus si në vend ashtu edhe në të gjithë rajonin e OSBE-së ku bëjnë pjesë rreth 57 vende.
  • Ndër vite dezinformimi rus u ka hapur rrugë shkeljeve të pashfrenuara të normave të OSBE-së nga regjimi i Putinit, duke filluar nga abuzimet e brendëshme të të drejtave të njeriut, në ndërhyrejn ushtarake të shtetve fqinje dhe në mabtjen e zgjedhjeve në disa vende.

 

Shkruan: Puhiza Osmani

 

Qeveria ruse kontrollon masivisht informacionet brenda vendit, dhe viteve të fundit Rusia ka arritur që ta zgjerojë jashtëzakonisht shumë praninë e saj mediate jashtë kufijve të vendit. Ekspertët thonë se qëllimi i regjimit të Putinit dhe aktorëve të pro-Kremlinit nëpërmjet përdorimit të mjediseve të hapura mediatike është përhapja ndërkombëtarisht tek publiku e pretendimeve të pavërteta për ngjarje të ndryshme, për të formuar një farë bindjeje apo pikpamje jashtë vendit, që njerëzit të mbështesin veprimet e Rusisë.

Analisti politik Sefer Selimi përshkroi kërcënimin serioz që dezinformimi rus paraqet për rendin ndërkombëtar liberal dhe shpjegoi se si ky kërcënim u përsos viteve të fundit ku rrjetet sociale janë bërë burim informacioni që është i decentralizuar, i pakontrolluar dhe shpesh herë anonim.

“Sputik dhe Russia Today janë dy instrumente jetike në ndertimin dhe liderimin e propagandës së Putinit në nivel global. Ato, së bashku me media tjera lokale në sinkron propagandojnë pikpamjet e Kremlinit dhe shfaqin realitetin sipas interesave të ngushta të regjimit të Putinit. Kjo makineri propaganduese dhe dezinformuese ka shkaktuar shpesh herë turbullira në diskursin publik duke kindapuar naracionin mbi ceshtje dhe ngjarje të ndryshme ku ka pasur interes të drejtpërdrejtë apo të terthortë regjimi Rus.”, tha Selimi

Ai gjithashtu u shpreh se qendra rajonale e Sputik për Ballkanin perëndimor është në Sërbi dhe duke pasur ngjashmerinë gjuhësore me shtetet tjera ku fliten gjuhët sllave, por edhe duke njohur nga afër kontekstin historik, kulturor dhe politik është një nga problemet jo vetëm për diskursin publik por edhe në aspentin e sigurisë.

Selimi theksoi edhe elementët kryesor që janë përdorur në kampanjat e dezinformimit në Maqedoninë e Veriut. “Ne Maqedoninë e Veriut janë dy elementë kryesorë që janë përdorur në kampanjat e dezinformimit: E para është polarizimi i brendëshëm duke nxitur përçarje brenda etnike, ndëretnike dhe religjioze, dhe i jashtëm duke shfrytëzuar kontestet e hapura me fqinjët. Dhe e dyta është, Integrimet Euro-Atlantike duke punuar për minimizimin e këtyre proceseve përmes nxitjes së sentimentit anti-perëndimor, rrënimin e kredibilitetit të NATOs dhe BE-së dhe promovimit të sllavizmit si alternativë më e mirë për vendin. Të gjitha këto kanë potencial për tu kthyer në çështje të sigurisë duke nxitur jo vetëm përçarje por edhe përplasje të drejtpërdrejta në shtet.”

Në vitin 2005 Kremlini mbështeti krijimin e Russia Today, një kanal global lajmesh për të vendosur një kundërpeshë ndaj mediave ndërkombëtare perëndimore, dhe më vonë pas krizës në Ukrainë, Rusia krijoi Sputnik një agjenci lajmesh që gjithashtu mbështetet nga Kremlini.

Të fundit