E premte, 26 Korrik, 2024

Fillojnë bisedimet Rusi – Ukrainë

Bisedimet filluan me qëllim sigurimin e një armëpushimi të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse, tha zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy

Bisedimet midis zyrtarëve rusë dhe ukrainas filluan të hënën në kufirin me Bjellorusinë, ndërsa izolimi diplomatik dhe ekonomik i Rusisë po thellohet, në ditën e pestë të agresionit mbi Ukrainën, sulmi më i madh ndaj një shteti evropian që nga Lufta e Dytë Botërore.

Bisedimet filluan me qëllim sigurimin e një armëpushimi të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse, tha zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Negociatori rus, Vladimir Medinsky, tha se Moska dëshiron të arrijë një marrëveshje “që është në interes të të dyja palëve”, por pa shpalosur ndonjë hollësi.

Bisedimet po zhvillohen në kufirin e Ukrainës me Bjellorusinë, aleaten e vjetër të Rusisë, e cila të dielën miratoi në një referendum një kushtetutë të re që i heq statusin jo-bërthamor vendit dhe mundëson stacionimin e armëve bërthamor dhe trupave ruse në këtë ish republikë sovjetike./ VOA

Të fundit