E diel, 22 Qershor, 2025

“Të burgosurit do të lirohen për të marrë pjesë në luftë”, Zelensky përsërit thirrjen për anëtarësim: Ka ardhur koha që Ukraina t’i bashkohet BE

“16 fëmijë të vrarë dhe 45 të plagosur. Ne jemi të gjithë të gjithë të vendosur për të mbrojtur Ukrainën”, kështu është shprehur presidenti i Ukrainës Volodymir Zelenksy.

Ai ka deklaruar se të të gjithë janë përgjegjës për vendin dhe sot të gjithë kanë treguar gatishmëri në mbrojtje të vendin.

Zelensky gjithashtu ka përsëritur thirrjen për t’u anëtarësuar në BE: Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Europian që të na anëtarësojë menjëherë përmes një procedure më speciale. Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë, por qëllimi është të jemi europianë dhe më e rëndësishmja të barabartë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka thënë se të burgosurit do të lirohen për të marrë pjesë në luftë.

Gjithashtu ai i është drejtuar edhe ushtarëve rusë, duke i bërë thirrje të largohen dhe të shpëtojnë veten.

“Shpëtoni jetën tuaj dhe largohuni”, u bëri thirrje presidenti ukrainas trupave ruse, duke shtuar se 4500 ushtarë rusë deri më tani janë vrarë./ TPZ.AL

Të fundit