E diel, 3 Nëntor, 2024

BISEDIMET PA REZULTATE KONKRETE, PRITET VAZHDIMI I TYRE

Pas përfundimit të bisedimeve, pritet që delegacioni ukrainas dhe ai rus të kthehen në kryeqytetet respektive. Ukraina ka kërkuar armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse. Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian pranimin e menjëhershëm të Ukrainës përmes një procedure të re speciale

Shkruan: Eljesa Dervishi

Kanë përfunduar negociatat ukrainase dhe ruse. Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i ministrit të Brendshëm, Anton Gerashchenko , raporton agjencia ruse e lajmeve Intrefax. Takimi mes dy delegacioneve u zhvillua në Bjellorusi dhe zgjati rreth tre orë.

I pari ishte delegacioni ukrainas, i cili kishte mbërritur në vendin e takimit, për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse.

Me përfundimin e bisedimeve, pritet që delegacionet të kthehen në kryeqytetet respektive. Më pas priten njoftime për konsultime të mëtejshme përpara një raundi të tretë.

Ukraina ka kërkuar armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse.

Poashtu sot Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për pranimin e menjëhershm të Ukrainës në Bashkimin Evropian sipas një procedure të thjeshtuar, megjithëse ishte e paqartë si kjo mund të funksiononte në praktikë.

“Ne i kërkojmë Bashkimit Evropian pranimin e menjëhershëm të Ukrainës përmes një procedure të re speciale,” tha ai, duke folur në kanalin e tij Telegram, ndërsa luftimet me trupat ruse vazhdonin në të gjithë vendin. “Qëllimi ynë është të jemi së bashku me të gjithë evropianët dhe më e rëndësishmja të jemi në baza të barbarta. Jam i sigurt se është e drejtë. Jam i sigurt se është e mundur”, tha Zelensky.

Pranimi i thirrjes së Presidentit ukrainas nuk ka vonuar shumë, ku përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka reaguar për anëtarësimin e shpejtë të Ukrainës.

Borrell deklaroi se anëtarësimi i Ukrainës në BE, kërkon vite, por që nuk është koha për ta menduar këtë, pasi situata e krijuar kërkon një përgjigje të shpejtë.

“Kjo gjë nuk është në rendin e ditës, më besoni. Duhet të punojmë për gjëra ml praktike. Anëtarësimi është diçka që do të kërkojë shumë vite, ndërkohë që duhet të japim përgjigje për orët e ardhshme”, tha Borrell përpata takimit të ministrave të Mbrojtjes në Bruksel.

 

Të fundit