E premte, 26 Korrik, 2024

UKRAINA E BETEJËS EUROPIANE

Nuk ka gjë më njerëzore se tê mbrosh vlerat civilizuese, të mbrosh europianizmin në zgripin e një kanosjeje të frikshme që vjen nga autoritarizmi luftënxitës i një pushteti të çoroditur. Gjithë bota demokratike solidarizohet me Ukrainën e vlerave europiane, me Ukrainën që mbron në fakt substancên e vetë dhe vazhdimësinë e saj europiane.
Pikërisht ky fakt ka reflektuar tashmë edhe në Rusi, ku mendje të kthjellta kanë protestuar kundër kësaj lufte të pakuptimtë

Shkruan: Bardhyl Zaimi

Më 24 shkurt bota u gthi me pamjet trishtuese të agresionit rus mbi shtetin sovran të Ukrainës. Një pecedent i paparë që me kohë ishte paralajmëruar. Ishin zyrtarë amerikanë që paraprakisht kishin paralajmëruar se trupat ruse të zhvendosura nê kufi me Ukrainën do të sulmonin dhe kjo mbetej çështje kohe. Dhe, ashtu ndodhi.
Paraprakisht presidenti rus Vlladimir Putin kishte njohur si të pavarura dy rajone seperatiste në Ukrainë.
Ky sulm i përgatutur gjatë nga Putini dukej i pashmangshëm, por në esencë i panesueshêm për faktin që për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore një shtet sovran sulmohet pa asnjë pretekst. Duket si një êndërr e keqe për botën demokratike, por jo edhe autoritarizmin e Putinit dhe makinerinë e tij të luftës.
Rusia e Putinit ka kohë që kërkon ta demostrojë fuqinë e vetë të superfuqisê në një gjeopolitikë që duket se po formësohet me më shumë pole ndikimi.
Pikërisht në dhembëzorët e komplikuar të këtij polarozimi që vjen nga shtetet autoritare siç është Rusia qëndron tashmë fati i brishtë i Ukrainës, e cila me kohë e ka kristalizuar vullnetin e vetë proeuropian dhe pro NATO. Një vullnet që tashmë po përballet me ndëshkimin autorotar të makinerisë së luftës të Putinit.
Dhe, tashmë kjo situatë duket e komplikuar dhe me shumë të panjohura, por me një element tepër të rëndësishëm të mos dorëzimit të Ukrainës përballë agresionit rus. Ukraina në fakt po mbron substancën e vetë të pavarur europiane. Në një luftë të babarabartë, Ukraina po tregon kurajon supreme të një vendi sovran që me çdo kusht mbron vlerat dhe orientimin e vetë europian përballë një doktrine agresive tê Rusisë, që nuk njeh asnjë rregull loje.
Nuk ka gjë më të shenjtë se tê mbrosh vlerat civilizuese, të mbrosh europianizmin në zgripin e një kanosjeje të frikshme që vjen nga autoritarizmi luftënxitës i një pushteri të çoroditur. Gjithë bota demokratike solidarizohet me Ukrainën e vlerave europiane, me Ukrainën që mbron në fakt substancên e vetë dhe vazhdimësinë e saj europiane.
Pikërisht ky fakt ka reflektuar tashmë edhe në Rusi, ku mendje të kthjellta kanë protestuar kundër kësaj lufte të pakuptimtë. Sigurisht me kalimin e ditëve kjo aleancë demokratike kundër agresionit rus dhe kundër luftës përgjithësisht do të zgjerohet. Kjo jep shpresë për njê mundësi për zgjidhje diplomatike të problemit. Trysnia ndaj Putinit për ta ndërprerë këtë luftê dhe për ta lënë Ukrainën në fatin e vetë të lirë.

Të fundit