E diel, 19 Maj, 2024

POLITIKOLOGU BULLGAR: SOFJA DO TA HEQË VETON

Politikologu bullgar, Dejan Kurjanov ka shprehur bindjen se kryeministrat e rinj të Bullgarisë dhe Maqedonisë  ushqejnë shpresën se më në fund do të tejkalohet kontesti shumëvjeçar mes dy vendeve. ‘Kur për diçka nuk ka zgjidhje, ai nuk është probvlem, është fatkeqësi,’- citon KDP pjesë nga intervista e tij për Deutsche Wellen. Sipas tij, ‘gjithçka që nuk është histori mund të jetë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve dhe anasjelltas: gjithçka që është histori – është garancipër stagnim të ri, në mos edhe për mosukses’

DW: A jeni optimist se kryeministrat e rinj të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut – Kiril Petkov dhe Dimitar Kovaçevski, do t}ia dalin të ndryshojnë tonin e komunikimit dhe të marrëdhënieve?

KJURANOV: Jam optimist, sepse shoh që ata janë të parët që tentojnë seriozisht ta bëjnë këtë. Kur Zhelu Zhelev vendosi ta njohë Maqedoninë, natyrshëm dhe pak naivisht, të gjithë prisnim që t’na përgjigjen me duartrokitje të pafundme dhe përqafime vëllazërore. Ata u përgjigjën me frikë dhe urrejtje.

DW: Çfarë nuk bëmë më pas?

KJURANOV: Asgjë. Ua lamë Maqedoninë historianëve. Nacionalistët më të mëdhenj në të dy vendet, historianët që janë nacionalistë profesionistë, duhet të përpiqen të arrijnë një marrëveshje. Nuk ka mënyrë. Do të doja të përmendja njerëz që merren me historinë e re në Bullgari, por nuk janë nacionalistë, por ka shumë pak. Kjo është pjesë e profesionit. Konsiderohet joprofesionale nëse nuk je nacionalist.

DW: Pse, kur shikojmë kërkimet sociologjike, për shumicën e bullgarëve është e panatyrshme të mos jenë nacionalistë në këtë temë?

KJURANOV: Sepse kështu na mësojnë në shkollë dhe këtë e dëgjojmë në shtëpi. Është kjo shfaqja zyrtare për historinë që promovohet përmes shkollës, më saktë përmes historisë dhe letërsisë. Përjashtim bëjnë kujtimet e Branislav Nushiqit nga lufta serbo-bullgare dhe vajtimet e Ivan Vazovit për bullgarin dhe serbin, të cilët dikur luftuan së bashku kundër turqve dhe tani po vdesin nga plagët në të njëjtin istikam. Është shumë interesante dhe e saktë teza e Veselin Metodievit se një nga mënyrat për të provuar historikisht për të dalë nga kjo është  ta gjejmë një armik të përbashkët – për shembull, serbët.

DW: A i duket reale  që Bullgaria të heq veton në vitin 2022?

KJURANOV: Nuk e di nëse do të ndodhë sivjet, por Bullgaria do të heqë veton. Kjo duket ashiqare. Edhe nacionalisti më i egër, po të pyeste zemrën, do të thoshte: “Në fund të fundit, nuk ka mënyrë”. Ky pozicion nuk mund të mbahet për një kohë të gjatë. Qëllimi është të marrim sa më shumë që të mundemi dhe ta këmbejmë me diçka. Por as kjo nuk ndodh. Deri më tani, efektet politike për Bullgarinë janë vetëm negative. Të gjithë e shohin se po shkojmë hapave të Greqisë, ama edhe Greqia në fund hoqi dorë./DW/

 

Të fundit