E shtunë, 18 Maj, 2024

ARENA E PARTIVE SHQIPTARE: BDI KA FITUAR NË 28 KOMUNA, ASH/AA NË 3, BESA DHE PDSH NË 1

Nga 34 komuna ku ka konkuruar, BDI ka fituar gjithsej në 28 prej tyre, tegon analiza e KDP e bërë duke marrë parasysh rezultatin e votave për këshill komunal. Në Pllasnicë, Veles, Mavrovë e Roshtushë, dhe Qendra Zhupë BDI ka qenë e vetmja parti që ka garuar me listë të kandidatëve për këshilltarë, ndërkohë që në Çashkë kjo parti ka shkuar në koalicion me ASH/AA dhe BESA. 

Koalicioni ASH/AA ka fituar partitë shqiptare në tre komuna, edhe atë në Gostivar, Vrapçisht dhe Krushevë, kurse në Petrovec BDI ka një epërsi prej vetëm 5 votave.

BESA, ndërkaq, ka epërsi karshi BDI dhe ASH/AA vetëm në komunën e Zelenikovës kurse PDSH në Studeniçan.

 

Të fundit