E shtunë, 18 Maj, 2024

CILA KOMUNË I DHA MË SHUMË VOTA KOALICIONIT ASH/AA?

Koalicioni ASH/AA ka arritur të shkojë në balotazh në gjithsej 5 komuna, përfshirë edhe Gostivarin. Në bazë të të dhënave të analizuara nga KDP shihet se ky koalicion në disa komuna ka arritur të grumbullojë më shumë vota për kandidatin, në krahasim me partinë (listën për këshillin komunal). Në këtë grup bëjnë pjesë Struga, Gostivari, Tetova, Çairi dhe disa komuna rurale, ku ka edhe votues etnik maqedonas. Kjo mund të kuptohet edhe si tregues se VMRO-DPMNE ka arritur të sigurojë vota për ASH/AA konform marrëveshjes së koalicionit, por nuk ka arritur të mobilizojë të gjithë trupin e saj votues.

Ajo që shihet në infografikë është fakti se në disa komuna etnikisht të pastëra shqiptare kandidati për kryetar komune ka marrë më pak vota se koalicioni (lista e këshilltarëve). Kjo mund të shihet në Saraj, Likovë, Bëvenicë dhe Haraçinë. Një dallim i tillë mund të jetë indikator se koalicioni ASH i Ziadin Selës dhe AA i Afrim Gashit nuk ka funksionuar si duhet kur është dashur të votohet kandidati për kryetar. AA ka pasur kandidatë vetëm në Likovë dhe Çair, kurse në komunat tjera kanë qenë të ASH.

 

Komuna e Gostivarit i ka sjellë më shumë vota koalicionit ASH/AA, gjithnjë sipas votave të dhëna për listën e këshilltarëve. Komunë e dytë me më shumë vota për këtë koalicion është Çairi, ndërkohë në vend të tretë është Struga. Tetova ëshrë e katërta, kurse komua e Vrapçishtit e pesta.

 

Të fundit