E shtunë, 20 Prill, 2024

BIRC OFRON MUNDËSI TRAJNIMI DHE PUNËSIMI PËR GAZETARË TË RINJ – APLIKO KËTU!

Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC) fton të gjithë gazetarët e rinj, studentët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile në Maqedoninë e Veriut të aplikojnë për trajnimin tremujor për të mësuar mbi aftësitë themelore të gazetarisë analitike dhe kualitative, përcjell KDP.

Të gjithë ata që janë të interesuar të mësojnë bazat e gazetarisë, zhanrin e gazetarisë analitike ose të themelojnë një medium të ri profesional (portal) mund të aplikojnë për pjesëmarrje në një program trajnimi në kuadër të projektit ” Nxitja e debatit publik online mes të rinjve shqiptarë “, të mbështetur financiarisht nga NED (National Endowment for Democracy).

Objektivat e këtij projekti, sipas BIRC, janë të promovojë vlerat demokratike dhe të nxisë debatin publik mbi temat kyçe politike, ekonomike dhe sociale mes të rinjve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Të gjithë pjesëmarrësit e përzgjedhur do të marrin një bursë prej 100 USD bruto. Pesë (5) pjesëmarrësve më të mirë do t’iu mundësohet angazhim në portalin KDP ( Klubi i Debatit Politik), me të cilët do të lidhet marrëveshje për punë. Pagesa mujore e të përzgjeghurve do të jetë 200 USD, kurse kohëzgjatja e angazhimit do të jetë 9 muaj.

Për pjesëmarrësit që nuk do të përzhgjidhen  BIRC do të sigurojë mbështetje profesionale në mediumet ku do të angazhohen si dhe ndihmë gjithashtu profesionale gjatë startimit të një media të re.

Gjithsejt do të ketë 3 module për trajnimin e studentëve, gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile. Secili modul do të zgjasë një (1) muaj dhe do të përfshijë dy (2) trajnime.

Gjithsejt do të ketë 6 trajnime nga dy ditë.

 

PËR MË SHUMË KLIKO KËTU!

Të fundit