Autor: Arsim Zekolli
Kampi politik maqedonas që nga pavarësia ka prodhuar vetëm një puro-djathtist të pangarkuar nga prejardhja komuniste, policieske, udbashe dhe shovene. Që të gjithë tjerët aktorë, duke filluar nga Ljubço Georgievski, Boris Zmejkovski, Nikola Gruevski, tërë struktura e tyre në VMRO përfshirë (dhe posaçërisht) Mickoski, Nikolovski, Mijalkov, Kamçev, Pendarovski janë prodhime të sistemit komunist. Djathtistët e vërtetë (që distancohen nga VMRO) shpesh më përkujtojnë për prapavijat dhe prejardhjet e djathtizmit-VMRO të diktuar nga marksistët Dosta Dimovska, Dimitar Dimitrov duke ngritur pyetjen “pse nga të gjitha ata patriotë të përndjekur nga sistemi, Ljubço Georgievski përzgjodhi mu këta dy marksista majtistë si bashkëpunetorë më të afert?”. Nese Georgievski lozte lojen e komitës-djathtist për dekada rresht, rasti i komit-djathtistëve si Gruevski, Mijalkov është më i qartë për të kuptuar, falë lidhjes së tyre me Jordan Mijalkov, krye-kokës të komunizmit dhe UDB në Maqedoni.
Por e njejta vlen edhe për Hristijan Mickoski, i dizenjuar si instant-djathtist i kohës por me background tërësisht komunist, si për nga lidhja e babait te tij ashtu dhe per nga halla Gordana Siljanovska Davkova. E njohur për nga ndikimi mbi Hristijanin ashtu si Mira Markoviq mbi Slobodan Miloseviq, pra një figure Lady Magbeth e urrjetjes të trashëguar nga monizmi. Po kjo vlen edhe per Aleksandar Nikolovski, fillimi politik i të cilit buron nga koha e protestave kunder dygjuhësise dhe vajtimit te tij nga faqja e parë e fletushkës policore dhe almanahut anti-shqiptar “Vest” se “Shqiptaret më kërcënohen me vrasje”.
Për të kuptuar natyrën komuniste, esencialisht majtiste dhe thelle anti-shqiptare dhe anti-maqedonase të kesaj strukture LSDM-VMRO-E Majta, nevojitet profilimi i të vetmit djathtist burimor maqedonas ne keto 30 vite. Ajo e ish-presidentit te ndjere Boris Trajkovski. Profilim i bërë përmes krahasimit të tij me një figure tjetër të politikës së sotshme – Zoran Zaev.
Boris Trajkovski është i lindur në fshatin Monospitov, Strumicë. Fshat i cili bashkangjitet Mbreterise Serbo-Kroate-Slovene pas Luftes së Pare Boterore dhe i njohur per prejardhjen e shumë komitave VMRO. Ne fshat ka disa kisha Metodiste dhe permendore te Goce Delcev. Shkollat fillore mbajnë emrat te Kiril-Metodi, Boris Trajkovski, Goce Delcev.
Zoran Zaev eshte i lindur ne fshatin Murtino, Strumicë. Fshat i njohur per trafikim nder-kufitar, me nje hero te vetem, dedo Jove i cili mbahet mend per trafikim te Goce Delcev ne nje rast. Ne Murtino ka nje kishe Metodiste-Evangeliste dhe Shkolla Fillore qe bart emrin – Marshal Tito.
Borisi buron nga nje familje metodiste krishtere. Babai i tij Kiro ishte bujk, i rekrutuar ne Ushtrine Bulgare, i denuar me burgim dy-vjecar pasi qe ofronte ushqim per ushtaret e arrestuar. Pas perfundimit te studimeve ne Shkup, migron ne ShBA ku studion teologjine dhe merr titullin e Ministrit Metodist. Pas perfundimit te studimeve, qeveria komuniste e diferencon duke e derguar ne fshatra te izoluara si denim per aktivizmin e tij fetar. Trajkovski shquhet per nga puna me Romet e varfer ne Koçani prane kishes Metodiste te Maqedonise.
Zaev buron nga nje familje qe biografia zyrtare e tij (ne faqen e Qeverise) e pershkruan si “familje afaristesh peparimtar, aktiv dhe te respektuar ne sferen socio-politike dhe ekonomike te shoqerise maqedonase”. Perkthyer ne fjalorin e rendomte: pjese e establishmentit komunist te vendit.
Dallimet mbi prejardhjen e diktuar nga ambienti i Monospitoves (te Trajkovskit) dhe Murtinos (te Zaev), rrjedhen e jeterave te tyre dhe sfidat (Trajkovski) dhe privilegjet (Zaev) flasin vet per vete. Por ato ofrojnë edhe spjegim per urrejtjen massive, histerike te maqedonasve per Boris Trajkovskin deri sa ishte President i Maqedonise, per kampanjat plot mllef dhe urrejtje drejtuar kunder tij nga Dragan Pavloviq Latas, Goran Mihajlovski, Nikola Mladenov dhe pendat tjera pro-Serbe dhe pro-komuniste ne Maqedoni. Dhe anasjelltas, spjegon edhe arsyen per servilitetin dhe dashurine per Zaev nga pendat e njohura te shtypit klientelist maqedonas.
Boris Trajkovski ende mbahet ne distance nga Panteoni Politik Maqedonas, i perkujtuar ne diten e vdekjes se tij tragjike, por pergjithesisht pa pietetin e duhur qe mbetet i rezervuar per Titon, Kiro Gligorov apo Branko Crvenkovski. Trajkovski gjithnje eshte konsideruar si mish-i-eger mbi trupin e yugo-maqedonzimit dhe kishes ortodokso-komuniste, i urrejtur nga akademia dhe inteligjenca pro-serbe, nga rethi urban maqedonas qe enderron te behet fshat ne paralagje te Leskovcit apo Vladicin Han. Bindja e tij djathtiste-konzervative thjesht nuk ishte kompatibile me diskursin komuniste dhe me strategjine e implantimit te falco-ideologjive, te ashtuquajturit Shajkaca-Bugar, Shajkaca-ortodoks, Shajkaca-djathtist, Shajkaca-turk-rom-shqiptar, Shajkaca-Maqedoni. Trajkovski nuk urrehej se ishte maqedonas, por se ishte per se tepermi maqedonas, per shijen e atyre qe perpiluan pyetjen e Referendumit “Maqedoni, me mundesi Serbi”.
Prandaj, Ziadin Sela duhet të kuptojë se ai dhe Afrim Gashi janë eksponentët e vetëm të politikës djathtiste-kombëtare-konzervative në Maqedoni. Maqedonasit nuk kanë parti djathtiste-konzervative, por janë kryekëput të rreshtuar në të majtën pro-komuniste te dirigjuar nga LSDM dhe sherbimet policore. VMRO është djathtiste në formë, por majtiste ne thelb dhe mentalitet. E majta produkt tipik i policise dhe LSDM, ashtu sikur dhe partijiqkat e vogla kinse djathtiste por te drejtuara nga persona me beckground komunist. Ky sindrom i majtizimit total te skenes politike maqedonase ngjane ne formulat e mesjetes, kur oborret mbreterore kembenin vajza e djem per te shtrenguar pakte mos-sulmi dhe bashkepunimi. Ashtu si qe sot LSDM dergon komunisten Gordana Siljanovska Davkova ne kampin e VMRO, ndersa VMRO dergon birin e nacionalistit (komunist) Nikola Dimitrov ne kampin e LSDM. Thene thjesht, kembim komunistesh me shum teatralitet te aktrimit dhajtizem-majtizem falco.
Mickoski, rrjedhimisht, nuk mund te jetë partner i besueshem per Aleancen-Aternativen. Mund vetem te jetë kompromitim per Sela-Gashi me qellim te rrenimit te se majtes shqiptare (BDI) dhe re-instalimin e individeve shqip-foles si Shajkaca-Shqiptare ne kuader te Shajkaca-Maqedonizmes. Te huajt e kan te qarte kete mimikri, kete falco-ndasi mes LSDM-VMRO, mes Mickoski-Zaev prandaj dhe te dyre mbahen ne izolim dhe distance. Pasi qe te dyte diktohen si instrumente nga i njejti burim, njejti mentalitet, njejtat agjentura.
Eshte e udhes qe Sela-Gashi te hulumtojne backgroundin e prinderve Mickoski ne vitet e 70ta dhe 80ta per te ndertuar qendrim me distancues dhe te ftohet ndaj uvertirave te tija falco djathtiste. Te fokusohesh teresisht mbi fuguren Zaev dhe te defokusohesh nga figura Mickoski, do jetë fatale per ASh-A sipas terkut te defokusimit te Arben Xhaferit nga roli i Ljubco Georgievskit.
Afrimi i Ziadinit me Mickoskin eshte shperblim per te, mundesi qe nen petkun puro-djathtist te trafikon komunizmin e vet. Ne kurriz te kompromitimit te ASh-A prejardhjes personale dhe ideologjise puro-djathtiste. Defanziva e tyre topit ofenziven Sela-Gashi.
Marrë nga sttausi i autorit në Facebook