E shtunë, 4 Maj, 2024

SHPRESË DHE OPTIMIZËM TE TË RINJTË: EMIGRIMI NUK ËSHTË ZGJIDHJE

Emigrimi masiv nga Maqedonia në vendët perëndimore nuk është një fenomen i ri. Ajo daton që nga vitet e 60 kur baballarët tanë shkonin për të siguruar kafshatën e gojës dhe një kulm mbi kokë familjarve të tyre . Ata kishin shpresë se për disa vite punë do ta përmirësonin ekonomine e tyre dhe do të ktheheshin në vendlindje për ti siguruar një
jetë të sigurtë gjeneratave të reja.
Por nuk ndodhi ashtu siç kishin shpresuar.

Autore: Fatjeta Beluli

Ekzodi masiv i të rinjve vazhdon në Maqedoninë e Veriut. Gjeneratat e reja po largohen për një jetë të re dhe me dinjitet në vendet e perëndimit. Kushtet e rënda ekonomike, papunësia e madhe si dhe mungesa e meritokracisë janë disa nga faktorët që po i detyrojnë të kërkojnë një strehë më të sigurtë jashtë vendit.

Ikja tani është trendë, cdo ditë para ambasadës gjermane në Shkup, sheh të rinjtë të cilët kanë termine për të marrë një vizë pune dhe për të nxjerrë biletën njëdrejtimshe në ndonjë qytetë të Gjermanisë.

Një i ri nga Shkupi, i cili kishte termin për vizë, tha se po largohet për shkak të mungesës së perspektivës në këtë vend. “Largimin e shoh si një mundësi për të ndërtuar një jetë më të mirë si dhe për ta ndihmuar familjen time. Këtu në Maqedoni nuk ka përspektivë dhe shteti nuk na
mundëson asgjë përpos papunësisë”, thekson ai.

Nga ambasada gjermane në Shkup thonë se ndonëse është pandemi, interesimi i të rinjve për termine nuk ka të ndaluar.

Shkaqet dhe zgjidhja

Sociologët thonë se në përgjithësi ikja e të rinjve ka të bëjë me qeverisjen jo të mire të shtetit, e cila nuk i ofrojnë të rinjve mundësi për ta organizuar jetë ashtu si duhet në vendin e tyre.

“Shteti nuk është solidar me shoqërinë që ta joshë atë për të qëndruar në vendlindje.
Në fakt, kjo moskujdesje e shtetit sjell efekte negative për vet shtetit, për shkak se krijohen zbraztira të mëdha demografike, e për pasoj edhe ekonomike. Rinia dëshiron jetë të mirë, ajo jo që nuk don të punoj, por don të ardhura të volitshme për jetë të dëshiruar”, thotë sociologu Bajram Ramadani.

Ai thotë se shteti është aktori kryesor që duhet të ofrojë zgjidhjen për zhdukjen apo zbutjen e këtij problem.“Shteti e luan rolin kryesor për zgjidhjen apo zbutjen e kësaj patologjie sociale. Shteti duhet të investojë dukshëm në promovimin e vlerave dhe resurseve njerëzore.”

Gjithashtu, në shoqërinë tonë mungojnë iniciativat personale dhe grupore për krijimin e
kompanive të biznesit, ku do të krijoheshin vende pune, për të rinjtë. Puna e krijon
punën, dhe kështu do të avansohej kapaciteti punues, dhe prodhues, si në aspektin
kualitativ ashtu edhe kuantitativ. E gjithë kjo në bashkëpunim me shtetin.”

Në këtë situatë dhe në këto rrethana, akoma kemi të rinjë që me optimizëm e shohin
ndërtimin e jetës në vendin e tyre.

Shpresë dhe optimizëm

Studentja Anida Ademi thotë se ka dëshirë që pas përfundimit të studimeve të gjej një
punë afër familjes dhe të kontribojë për vendin e saj.

“Shpresa që më mban këtu për të jetuar është për t’i ofruar zgjidhje këtij problem. Unë dua që me dijen dhe angazhimin tim të jap kontributin në përmirësimin e jetesës në vendin tonë. Asnjë vend nuk mund të zhvillohet pa rini, prandaj mendoj se ikja nuk është një zgjidhje. Ne të rinjtë të gjithë së bashku duhet të përpiqemi që këtë vend ta bëjmë më të mirë, por këtë mund të arrijmë vetëm me ndihmën e shtetit”, thekson ajo.

E vërteta është se situata nuk ka ndryshuar dhe se kërkesat e qytetareve janë që qeveria të hartojë politika më të mira për ta ndalur largimin e të rinjve. Të rinjtë në Maqedoni vazhdojnë ta shohin të ardhmen e tyre në ndonjë nga vendet e Bashkimit Evropian. Cilësia e ulët e arsimit, standardi i ulët jetësor dhe papunësia, është ajo që i dëbon të rinjtë jashtë vendit. Ekspertët thonë se nëse vazhdon edhe më tej trendi largimit të të rinjve, Maqedonia si
shtet shumë shpejt do të përballet me problemin e mungesës së kuadrit të kualifikuar.

Të fundit