E enjte, 2 Maj, 2024

LONDRA AUTORIZON VAKSINËN PËR RASTE EMERGJENTE

Në Londër, zyrtarët britanikë autorizuan të mërkurën një vaksinë për COVID-19 për përdorim emergjent, duke i dhënë dritën jeshile vaksinës së parë në botë kundër virusit dhe duke hedhur një hap të madh drejt dhënies fund pandemisë.

Leja për vaksinën e zhvilluar nga prodhuesi amerikan i ilaçeve Pfizer dhe BioNTech i Gjermanisë, u dha në një periudhë të rritjes së infektimeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, duke bërë trysni mbi spitalet në disa vende dhe duke detyruar raunde të reja kufizimesh që kanë shkatërruar ekonomitë.

Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor, e cila licencon ilaçe në Mbretërinë e Bashkuar, rekomandoi që vaksina të mund të përdorej pasi që shqyrtimi i rezultateve të provave klinike treguan se vaksina ishte 95 për qind efektive në përgjithësi dhe se ofron mbrojtje të konsiderueshme për të moshuarit.

Sekretari britanik i shëndetësisë, Matt Hancock, i tha BBC-së se situata me pandeminë do të përmirësohet në pranverë. ‘Ne jemi vendi i parë në botë që e kemi një vaksinë klinikisht të autorizuar…”, – tha ministri britanik.

Aktualisht, në Britani të madhe numri  të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në mbi një million e 647 mijë veta, kurse ai i viktimave është 59.150. Në rrafshin botëror të dhënat më të fundit flasin për 63 milionë e 986 mijë të infektuar, ndërkohë që bilanci tragjik tejkalon shifrën prej 1.482 milionë viktimave.

Të fundit