E shtunë, 27 Korrik, 2024

NË SHBA THEMELOHET KONGRESI PANSHQIPTAR AMERIKAN

Në ditën e përvjetorit të 108 të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, aktivistët shqiptaro-amerikanë njoftojnë se është themeluar Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA).

Siç thuhet në njoftim, KPA-ja është themeluar që me përkushtim të promovojë vlerat dhe interesat e shqiptarëve dhe të amerikanëve, të përkrahë parimet demokratike dhe të mbrojë identitetin e shqiptarëve, sot dhe për brezat që vijnë.

Kryesuar nga Bruno Ceka, veprimtar i spikatur shqiptaro-amerikan, KPA-ja ka zgjedhur Këshillin e Përkohshëm, që do të bashkërendohet dhe do të bashkëpunojë me komunitetin prej rreth një milion shqiptarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“KPA-ja uron të gjithë shqiptarët  dhe miqtë tanë në ShBA , Europë e gjetiu: Gëzofshi festën e 28 Nëntorit! Paçi shëndet e lumturi!”, thuhet në deklaratën me shkrim./KDP

Të fundit