E enjte, 12 Dhjetor, 2024

DIELLI PËRSËRI PO LIND

Bullgaria i tha “JO” Maqedonisë. Miqësia që u nënshkrua në letër nuk ishte aq e fortë. Ashtu si në martesë,  përbashkësinë harmonike nuk e ndërton ajo copë letre në të cilën të dy bashkëshortët betohen para Zotit, por dy karakteret, ndërgjegjja dhe morali i tyre. Evropa është ende larg nesh, por dielli po lind përsëri, si në romanin e Ernest Heminguejt

 

Shkruan: Katerina Topallova

 

Dashuria mes Shkupit dhe Sofjes gjithnjë e më shumë i ngjan asaj të Jake Barnes Xhejk Barnsit dhe Bret Eshllit në romanin e Ernest Heminguejt. Atje shkrimtari shkon përtej duke përshkruar lidhjen e tyre deri në detajet më të vogla. Gazetari i dashuruar amerikan , i cili jeton në Paris, është çmendur pas anglezes Bret, dy herë e divorcuar, me lidhje të shumta dashurie, e cila rrëmben me vetëbesim.

Tema e romanit është humbja e qëllimeve dhe vlerave të jetës së një “brezi të humbur” të pasluftës, në të cilin ndodhet Heminguej. Breti më së shumti i personifikon këto dobësi të brezit dhe i provokon te të tjerët, sepse ajo vazhdimisht manipulon me Xhejkun dhe ia dëmton vetëbesimin.

Thonë se një vlerësim i mirë është 80 përqind punë e kryer. A e kemi huqur në vlerësimin me Bullgarinë? Nëse nuk na tregon ndonjë gjë të re, atëherë pse shpresuam? A kemi rënë në grackën edhe të një rrotullimi tjetër përreth një rrathe ferri?

Ju nuk mund të shpresoni të keni një marrëdhënie të sinqertë me një partner, i cili më parë ka manipuluar dhe gënjyer. Ju nuk mund të mendoni se nënshkrimi para shtetit dhe betimi para altarit do t’ju sjellë një martesë të lumtur. Sa naiv duhet të jeni dhe të mendoni se suksesi është planifikuar në letër?

Bullgaria do të humbasë me këtë qëndrim të pamatur, por sa do të fitojmë ne prej tij? U ngushëlluam mjaftueshëm se të tjerëve do t’iu kthehet, sepse nga ajo nuk do të ketë dobi për ne.

Ky është një poshtërim klasik nga bashkësia që përsërit vazhdimisht se dëshiron të jemi pjesë e saj, nga fqinji që vazhdimisht përsërit se është miku ynë, nga bota që na bind se kemi të drejtë. Por çfarë kemi ne nga e gjithë kjo?

ASGJË!

Në një kohë kur Evropa po lufton me vetveten për t’i kapërcyer problemet, nuk ka as kohë të mendojë për një komb sa një nga periferitë e përulura të shtetit anëtar të saj.

Bullgaria bëri një gabim dhe ky është një fakt, por kush do të paguajë për gabimin tonë? Sa do të kushtojë vlerësimi ynë i gabuar? Kush do t’ua rikthejë vetëbesimin e qytetarëve?

Dielli do të lindë përsëri, por kjo është gjithçka që na mbetet për të ngushëlluar veten!

 

Të fundit