E premte, 26 Korrik, 2024

“KONRAD ADENAUER” BËN BASHKË MICKOVSKIN, SELËN DHE GASHIN: NJË KOALICION I RI MBIETNIK?  

Liderët e partive kryesore opozitare në Maqedoninë e Veriut pritet të mblidhen bashkë të premten për të biseduar për proceset dhe aktualitetet politike. Hristijan Mickovski i VMRO-DPMNE-së, Ziadin Sela i ASH-së dhe Afrim Gashi i Alternativës për herë të parë pritet të shqyrtojnë modalitete bashkëpunimi si një kampus i rreshtuar në ideologjinë djathtiste evropiane.

Burime të besueshme diplomatike i thanë KDP-së se ty takim do të realizohet në kuadër të konferencës së organizuar nga Fondacioni gjerman “Konrad Adenauer”, ku do të debatohet për bashkëpunimin e partive të djathta në Evropë. Më saktësisht, tema e konferencës do të jetë “Partitë popullore konservatore ndërtojnë ura për një ardhmëri të përbashkët evropiane”.

Kjo konferencë vjen pas njoftimeve të sekretarit të përgjithshëm të ASH-së, Arben Taravari, se është i mundur koalicioni parazgjedhor me VMRO-DPMNE për zgjedhjet lokale. Një koalicion me partitë opozitare shqiptare la të hapur edhe Mickovski, i cili në emisionin “Klan Debat” të Selajdin Xhezairi tha se është i gatshëm të lidhë bashkëpunim parazgjedhor me partinë e Selës dhe të Gashit. Burimet partiake thonë se ky është një hap i madh më pranë një koalicioni të tillë dhe një tregues i një kapaciteti serioz koalicioni të partive opozitare.

“Konrad Adenauer Stiftung” është fondacion politik i partisë CDU të kancelares Angela Merkel që është aktiv në Gjermani me dy qendrat e trajnimit dhe edukimit si dhe me më shumë se 200 projekte në mbi 120 vende të botës. Konrad Adenauer dhe parimet e tij janë udhëzimi, detyra dhe misioni i Fondacionit. Që nga viti 1964, Fondacioni mban emrin e Kancelait të parë federal dhe e cila doli nga “Shoqëria për punë të arsimit demokristian” që ishte themeluar në vitin 1955. Në vend dhe jashtë, ky Fondacioni është angazhuar nëpërmjet edukimit politik për paqe, liri dhe drejtësi dhe konsolidimit të demokracisë, promovimin e integrimit evropian, forcimin e marrëdhënieve transatlantike dhe bashkëpunimi për zhvillimi janë synimet tona specifike.

Konrad Adenauer është kancelari themelues i Republikës Federale të Gjermanisë. Vendimet e tij themeltare gjatë kohës kur ishte kancelar (1949 – 1963), deri më ditën e sotme, e determionojnë strukturën e brendshme si dhe orientimin e politikës së jashtme të Republikës Federale të Gjermaninsë. Futja e Republikës Federale të Gjermanisë në rrethin e demokracive perëndimore, në veprën bashkuese europiane si dhe pajtimi gjermano-francez, kanë lidhje të veçantë me emrin e Adenauerit. CDU-ja, që në vitin 1945 doli në mënyrë spontane nga një valë e themelimit, si “parti e kancelarit” bashkë me Adenauerin, u bë partia më e suksesshme e historisë gjermane të shekullit të 20. /KDP

Të fundit