E shtunë, 4 Maj, 2024

OWLYPIA DO TË MBAHET MË 28-29 NËNTOR

Për shkak të Covid-19 “Sfida e re për të rinjtë në Republikën e Maqedonisë Veriore – OWLYPIA-The Intellectuals’ Challenge 2020”, raundi lokal do të zhvillohet praktikisht më 28-29 nëntor 2020, njoftojnë nga Kolegji “Jahja Kemal”.

Owlypia është një garë ndërkombëtare mjaft emocionuese për nxënësit e moshës nga 9-11 (Owlins), 12-14 (Owlets) dhe 15-18 (Owlys). Owlypia ka për qëllim që të inspirojë kërshërinë  intelektuale të secilit nxënës dhe ka një temë qendrore për çdo vit. Në Owlypia, nxënësit mund të marrin pjesë në tre gara: Owlympia- Internet, Owlympia Lokal dhe Owlympia Global (Kembrigj, Boston në ShBA).

“Me pjesëmarrjen  në një garrë të sfidave ekipore në pesë sfera tematike  intelektualët e rinj do ti  shfaqin  idetë e tyre kreative , do ti zhvillojnë shkathtësitë e tyre shumëdimensionale akademike, do ta prezantojnë  potencialin e tyre, do të ndërtojnë vetëbesimin, do të zhvillojnë shkathtësi për punë. Sfidat ekipore:Puna në grupe nga tre student të cilët do të ballafaqohen me  pesë sfida të ndryshme në pesë lëndë. Sfidat ekipore për dije dhe njohuri, Pen Daun fjalim-dije, improvizim dhe shpirti ekipor. Owlypia përbëhet nga pesë tema të cilat janë studime sociale, art dhe dizajn, literatur dhe kultur, shkenca, teknologjia dhe ekonomi, biznes. Nxënsit zgjedhin një nga pesë lëndët dhe përgatiten për konkursin me shfrytëzimin e resurseve të përmendura për  atë lëndë”, thuhet në kumtesë.

Raundi lokal Owlypia në Republikën e Maqedonisë Veriore u mbajt 2 herë në ShMP “Jahja Kemal”, Raundi lokal Owlypia-2020 Republika e Maqedonisë Veriore do të mbahet virtualisht, për shkak të KOVID-19.

“Nëse kënaqeni duke menduar, shkruar dhe folur në mjediset sociale dhe akademike stimuluese, atëherë kjo është një sfidë për Ju. Ne ftojmë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme për të aplikuar për këtë konkurs, Kod i zbritjes që nxënësit mund të përdorin gjatë regjistrimit: MAC978  Më shumë informacion në:https://www.owlypia.org/owlypia-local/ Emaili i kontaktit:[email protected].”, thuhet në kumtesën e “Jahja Kemal”.

 

Të fundit