E shtunë, 18 Maj, 2024

STUDIM: MOSMBAJTJA E MASKËS LIDHET ME NJË ÇRREGULLIM MENDOR

Një studim në Brazil tregoi se te njerëzit që nuk u përmbahen masave të kufizimit të Covid-19 u zbuluan se ishin më të pacipë, më armiqësorë dhe më mashtrues, shkruan The Independent, përcjell KDP.

 

Shkencëtarët në Brazil e kanë lidhur rezistencën ndaj masave të sigurisë Covid-19, si mbajtja e një maske, me tiparet e personalitetit antisocial.

Studimi i tyre ishte i pari i këtij lloji në Amerikën Latine dhe anketoi mbi 1500 njerëz të moshës 18-73 vjeç.

Duke përdorur një pyetësor, shkencëtarët kërkuan të identifikojnë rezonancën afektive të pjesëmarrësve – impulsin e tyre për të vepruar ndaj ndjenjave të nxitura nga një person tjetër – dhe bënë një seri pyetjesh të personalitetit në lidhje me atë se sa qëndrime të caktuara përfaqësonin sjelljen e tyre në një shkallë.

Kur u analizuan profilet, u identifikuan dy: një profil model antisocial që ishin rezistent ndaj masave të sigurisë Covid-19 dhe një profil modeli ndjeshmërie që respektonin masat duke mbajtur maskë.

Profili antisocial kishte rezultate që përkufizonin personalitetin me “pashpirtësinë, mashtrimin, armiqësinë, impulsivitetin, papërgjegjësinë, manipulimin dhe marrjen e rrezikut”, tipare antisociale të cilat, vëren studimi, “janë zakonisht të pranishme në njerëzit e diagnostikuar me antisocial Çrregullimi Antisocial i Personalitetit”.

Ekipi që zhvilloi studimin tha se shpresojnë se këto zbulime do të ndihmojnë zyrtarët e shëndetësisë se si duhet edukuar njerëzit për të respektuar masat anti-Covid.

“Përmes ekzaminimeve që demonstrojnë një lartësi në këto tipare anti-sociale, ndërhyrjet mund të kryhen duke synuar ndërgjegjësim më të madh dhe pajtueshmëri rrjedhimisht me masat e kontrollit “, shpjegoi ekipi.

Ndërsa protestat në të gjithë botën janë zhvilluar kundër maskave, efektiviteti i tyre në mbrojtjen nga virusi vazhdon të dëshmohet në një numër në rritje studimesh.

Një raport ndërkombëtar i botuar në The Lancet, i cili analizoi të dhënat nga 172 studime në 16 vende, zbuloi me mbajtjen e maskës në fytyrë një njeri ka vetëm 3 përqind shanse për t’u infektuar nga Covid-19.

Të fundit