E shtunë, 27 Korrik, 2024

MUSTAFA NANO KËRCËNOHET ME VDEKJE LIVE NË EMISION, THA SE FYHET KUR SHEH FEMRA TË MBULUARA

Karikaturisti Mustafa Nano ka tronditur sot në studion e “Open”, ku gjatë debatit për fenë islame dhe islamofobinë, referuar ngjarjeve të fundit në Francë dhe përplasjes Macron-Erdogan, iu drejtua Mustafa Nanos, ndërsa i tha: “Nëse do të më fyesh në gjënë e shenjtë Nano, unë ty të vras”.

Kjo solli menjëherë reagimin e drejtueses së emisionit, Eni Vaisli, e cila iu drejtua Kapexhiut duke i thënë se asgjë nuk e përligj vrasjen dhe se “nuk do të lejoj në studion time deklarata të tilla”.

Kapexhiu shtoi se nuk mund të vendoset një shenjt në një pozicion denigrues dhe se kush është ateist, “le ta mbajë për vete, por s’ka pse fyen të tjerët”.

“Nëse Muçi e quan veten ateist, un këtyre i them të pafe, le të mbajë atë të tijën dhe nuk ka pse të fyej nj të shenjtë që e duan ët tjerët. Mos e  vendos në pozicione denigruese. Karikaturistët francezë marrin guximin dhe e vizatojnë në karikaturë, por  pranojmë këtë, por mos e vendos në situata të turpshme”, tha ai.

Analisti, Redi Shehu është përplasur me analistin Mustafa Nano. Të ftuar në studion e “Open”, teksa diskutonin në lidhje me përplasjen Francë-Turqi, pas publikimit të karikaturave të Profetit Muhamed, Shehu dhe Nano kanë patur këndvështrimë të ndryshme mbi këtë temë.

Shehu u shpreh se kur fyen një hebre futesh në burg ndërsa kur fyen Profetin e myslimanëve është një liri e shprehjes dhe për këtë gjë nuk merret asnjë masë. Ndërsa Nano tha se edhe ai vetë fyhet çdo ditë nga shumë gjëra, njësoj si edhe Macron, por nuk e shpreh këtë gjë. Nano tha se ai fyhet kur sheh gra të mbuluara.

Pjesë nga debati:

Redi Shehu: Franca përbën një përjashtim për lirinë e shprehjes kur ka të bëjë me religjionin. Kjo vjen pas një historie që ka me revolucionin, por edhe me kishën e tjerë e tjerë. Në SHBA nuk kishte nevojë për revolucion, sepse u krijua nga një raport i mirë me religjionet atje. Liri e besimit dhe e shprehjes shkojnë bashkë. Unë po them që lira e shprehjes janë ekuivalente, në një shoqëri evropiane, janë të mbrojtura të dyja.

Mustafa Nano: Çfarë bëhet në Francë dhe nuk bëhet në Amerikë?

Redi Shehu: Nëse sekulraizmi në Amerikë e në Kanada është metodologji, në Francë është ideologji. Macron thotë do të ndërhyjë dhe do të ndryshojë ligjin, do e bëj islamin iluminist.

Mustafa Nano: Ti  fyehu, mos e bëj publike dhe nuk na duhet ajo. Secili nga ne fyhet nga shumë gjëra.

Redi Shehu: Një ekstrem ka nevojë për ekstremin tjetër që të dalloje…Përse e marrim atë personin që vrau. Por nuk marrim ato myslimanë që shkuan dhe thanë se duam që rasti të dënohet…. Nëse bën një thirrje ndaj një njeriu me ngjyrë akuzohesh si racist apo kur fyen një hebre je anti semit. Po lëndove një grua, anti feminsit. Fyerja ka kufi pra për këta. Pse kur fyen një hebre gjobitesh dhe futesh edhe në burg

Mustafa Nano: Hebreu fyhet kur thuhet se është racë inferiore. S’do mend.

Redi Shehu: Pra të fyesh një masakër është e rëndë ndërsa po të fyesh profetin nuk qenka.

Mustafa Nano: Unë fyhem kur shikoj gra të mbuluara. Myslimanët të vrasin po ndryshove fenë.

Të fundit