E premte, 13 Dhjetor, 2024

LIRIA E SHPREHJES DHE ISLAMI NË FRANCË: NJË TJETËR VRASJE

Mësuesi i vrarë në një periferi të Parisit në një sulm terrorist ishte 47-vjeçari Samuel Paty, ka konfirmuar Sky News, përcjell KDP. Vrasësi, ndërkaq, një 18-vjeçar me prejardhje nga Çeçenia. Mësuesi kishte mbajtur orë për lirinë e shprehjes dhe kishte treguar karikatura të Profetit Muhammed, por paraprakisht ka kërkuar që nxënësit myslimanë të lëshojnë klasën që të mos ndihen keq.

 

Një ditë më parë është raportuar se mësuesit të historisë iu pre koka thuhet se ka diskutuar imazhet e Profetit Muhamed me nxënësit e tij.

Sulmuesi i dyshuar u qëllua për vdekje rreth 600 metra larg vendit të ngjarjes, njofton agjencia e lajmeve AP.

Kjo ndodhi në një rrugë në Conflans Sainte-Honorine, në veriperëndim të kryeqytetit francez, rreth orës 5 pasdite me kohën lokale.

Duke vizituar vendin e ngjarjes, presidenti Emmanuel Macron e quajti atë një “sulm frikacak”, duke thënë se burri ishte një “viktimë e një sulmi terrorist islamik” dhe u vra sepse ai “mësoi lirinë e shprehjes, të besuarit dhe të mos besuarit”. Presidenti tha se Franca do të “mbrojë dhe ruaj” mësuesit e saj.

Sipas gazetës Le Parisien, sulmuesi ishte një 18-vjeçar me origjinë çeçene, i cili mbante një thikë. Ai nuk mendohet të ishte në ndonjë listë mbikqyrjeje. Ai besohet të jetë qëlluar pasi nuk pranoi të dorëzonte armën.

Një video e momenteve të tij të fundit mendohet të shfaqë tingujt e armës që u qëllua, e ndjekur nga një breshëri të shtënash ndërsa u vra.

Një armë u gjet në anën e tij. Raportet thonë se ishte një armë airsoft që gjuante me peletë plastikë.

Familjet dhe fëmijët kanë vendosur lule në vendin e sulmit.

Prokurori anti-terror i vendit e quajti incidentin sulm terrorist, por të dy agjensitë e lajmeve Reuters dhe AP thanë se burimet e policisë u thanë atyre se viktimës i ishte prerë koka.

Dëshmitarët dëgjuan sulmuesin të bërtiste “Allahu Akbar”, ose Zoti është i madh, tha Reuters.

Prokurorët anti-terrorizëm të Francës kanë thënë se nëntë të dyshuar janë arrestuar gjithashtu, përfshirë gjyshërit, prindërit dhe vëllain 17-vjeçar të sulmuesit.

Mësuesi Paty thuhet se tregoi imazhe të Profetit Muhamed në klasë gjatë një diskutimi rreth lirisë së shprehjes në 5 Tetor.

Prindërit kishin bërë një ankesë për këtë kurse më vonë mësuesi u ftua në bisedë nga policia.

Një postim në Twitter publikuar të premten e kaluar pretendonte se mësuesi Paty u kishte treguar nxënësve karikaturat e profetit.

Sidoqoftë, një prind i një prej nxënësve të mësuesit tha që ai u kërkoi studentëve myslimanë të ngrinin duart dhe të largoheshin nga klasa para se të shihnin për imazhin.

AI tha: “Djali im e kuptoi menjëherë – në mbrëmje kur ai erdhi në shtëpi, ai e kuptoi menjëherë se nuk ishte qëllimi të bëjë diskriminim”.

“Ai më tha, jo nuk ishte për të na ofenduar, ishin imazhe që ai nuk donte që t’i shikonim. Djali im e kuptoi se në asnjë moment atij (mësuesit) nuk i kishte munguar respekti.”

Ministri i arsimit Jean-Michel Blanquer shkroi në Twitter se republika ishte sulmuar përmes “vrasjes së neveritshme të një prej shërbëtorëve të saj”.

Ai shtoi se “uniteti dhe qëndrueshmëria janë përgjigjet e vetme ndaj monstruozitetit të terrorizmit islamik”.

Sekretari i jashtëm britanik Dominic Raab shkroi në Twitter për të shprehur solidaritetin e qeverisë me Francën, duke thënë: “Mendimet e mia janë me njerëzit e Conflans-Sainte-Honorine këtë mbrëmje pas raporteve të një sulmi me të vërtetë të tmerrshëm. Britania e Madhe qëndron në solidaritet me Francën në këtë kohë. ”

Është incidenti i dytë i lidhur me terrorizmin që nga hapja e një gjykimi të vazhdueshëm mbi masakrën në redaksi në janar 2015 në gazetën satirike Charlie Hebdo pas botimit të karikaturave të profetit të Islamit.

Ndërsa u hap gjyqi, gazeta ribotoi karikaturat e profetit për të nënvizuar të drejtën e lirisë së shprehjes.

Pikërisht tre javë më parë, një i ri nga Pakistani u arrestua pasi goditi me thikë, jashtë ish-zyrave të gazetës, dy persona që pësuan dëmtime jo të rënda për jetën.

18-vjeçari i tha policisë se ishte i zemëruar për botimin e karikaturave.

Të fundit