Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka thënë se nëse masat aktuale nuk mjaftojnë për të penguar përhapjen e Covid-19, hapi i mbetur do të jetë mbyllja totale. Filipçe shtoi se Maqedonia e Veriut është ende shumë larg këtij hapi, por qeverisë po i mbarojnë mundësitë dhe nëse qytetarët nuk u përmbahen masave atëherë s’do të ketë zgjidhje tjetër.
“Unë sinqerisht besoj se kjo pako e propozuar e masave, kufizimet, rritja e kompetencave të inspektorateve, por edhe thirrja e vazhdueshme e qytetarëve që t’u përmbahen këtyre masave që janë praktikisht një hallkë kyçe në këtë zinxhir, do të japë rezultate. Hapi tjetër është karantina e plotë, mbyllja e plotë. Ne tani ende jemi larg, por dalëngadalë po na mbarojnë mundësitë”, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.