E shtunë, 27 Korrik, 2024

INFOGRAFIKË / MAQEDONIA E V. KAPLOHET NGA NJË VALË E FUQISHME E KORONAVIRUSIT, MBUSHEN KAPACITETET SPITALORE

Numri i të prekurve nga virusi korona është shtuar dukshëm si pasojë e grumbullimit të njerëzve nëpër festa familjare, njofton KDP.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, paralajmëroi vendosjen e masave të kufizimeve kurse njoftoi se kapacitetet spitalore janë duke u mbushur. Përveç kësaj, personel mjekësor është duke e lëshuar sistemin publik shëndetësor shkaku i presionit të madh që shkakton vala e koronavirusit.

Edhe deputeti i BDI-së, Ismail Jaovski, është shtruar në spital pasi është diagnostifikuar me virus. Kjo ka hapur dilemën nëse Parlamenti do të mund të funksionojë normalisht në të ardhmen, veçanërisht nëse kihet parasysh se qeveria bazohet në një shumicë të ngushtë parlamentare, pjesë e së cilës është edhe Jaovski.

 

 

Të fundit