E diel, 3 Nëntor, 2024

GLUCK, ZËRI I PAGABUSHËM POETIK

Poezia e fitueses së Çmimit Nobel, Louise Glück “kërkon universalen dhe së këndejmi ajo merr frymëzim nga mitet dhe motivet klasike, të pranishme në shumicën e veprave të saj”. Poezia e saj përqendrohet në realitetin e dhimbshëm të të qenit njeri, duke trajtuar tema të tilla si vdekja, fëmijëria dhe jeta familjare. Ajo fitoi çmimin Pulitzer në vitin 1993 për vëllimin poetik “Irisi i egër”, dhe Çmimin Kombëtar të Librit më 2014.

 

Autor: KDP

Akademia Sueseze ka njoftuar se poetja amerikane Louise Gluck ka fituar çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2020. Vlerësimi i është dhënë për “zërin e saj poetik të pagabueshëm që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale”.

Kryetari i komitetit të Çmimit Nobel, Anders Olsson, ka vënë në dukje zërin “e sinqertë dhe pa kompromis” të Glück-ut,  një zë “plot humor dhe zgjuarsi thumbuese”. Ai ka theksuar se krijimtaria e poetes amerikane “karakterizohet nga një përpjekje për qartësi”, ndërkohë që e ka krahasuar atë me Emily Dickinson, me “ashpërsinë dhe mosgatishmërinë e saj për të pranuar parimet e besimit të thjeshtë”.

Gluck është vlerësuar për faktin se “ i afrohet motivit të vdekjes me një lehtësi të jashtëzakonshme”. Poezia e saj është një rrëfim kujtimesh dhe udhëtimesh, duke eksploruar gjithnjë njohuri të reja.

Poezia e saj përqendrohet në realitetin e dhimbshëm të të qenit njeri, duke trajtuar tema të tilla si vdekja, fëmijëria dhe jeta familjare. Ajo fitoi çmimin Pulitzer në vitin 1993 për vëllimin poetik “Irisi i egër”, dhe Çmimin Kombëtar të Librit më 2014.

Sipas Akademisë Suedeze, Glück “kërkon universalen dhe së këndejmi ajo merr frymëzim nga mitet dhe motivet klasike, të pranishme në shumicën e veprave të saj”.

Nobeli për letërsinë vitet e fundit është shoqëruar me polemika.  Në vitin 2018, ceremonia u shty pasi Akademia Suedeze, trupa që përzgjedh fituesit, u akuzua për abuzimeve seksuale, ndërsa disa anëtare dhanë dorëheqjen. Në 2019, çmimi prestigjioz për letërsinë iu dha austriakut Peter Handke duke shkaktuar valë protestash. Në vitin 2006 zoti Handke kishte mbajtur një fjalim në funeralin e udhëheqësit serb Slobodan Milosevic, i cili vdiq në paraburgim në pritje të procesit gjyqësor në gjykatën e OKB-së për krimet e luftës në Hagë, lidhur me rolin e tij në luftërat në Ballkan në vitet 1990.

 

Të fundit