E premte, 26 Korrik, 2024

Haradinaj-Stublla letër ambasadorëve të Quintit për deklarimet e Daçiqit rreth të pagjeturve

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, u ka dërguar letër ambasadorëve të Quintit në Kosovë dhe Serbi, ku ka shprehur zhgënjimin e saj për një indiferencë totale të bashkësisë ndërkombëtare në dënimin e gjuhës së turpshme të qeverisë serbe kundër viktimave të luftës së fundit dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

Daçiqi të premten gjatë një interviste televizive, pyeti se “çfarë të bëhet me serbët që u tregojnë shqiptarëve se ku janë varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë”.

Ministrja Haradinaj-Stublla, ka theksuar se kërcënimet publike nga Ivica Daçiq, ndaj serbëve të cilët tregojnë vendet ku fshihen trupat e viktimave shqiptare të Kosovës, ka shkaktuar dhimbje të jashtëzakonshme për popullin e Kosovës e hapje të plagës së vjetër, dhe veçanërisht për familjet e viktimave dhe atyre që ende rezultojnë të zhdukur 21 vjet pas luftës.

“Për më tepër, thirrja ksenofobe e Aleksandar Vulin ndaj shqiptarëve në deklaratën e djeshme zyrtare për shtyp – meriton dënimin tuaj të fuqishëm ndaj akteve të turpshme dhe shoviniste të qeverisë së Serbisë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në llogarinë e saj në “Facebook”.

Të fundit