Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Johnson, po përballet revoltën e disa deputetëve të partisë së tij lidhur me masat bllokuese të lidhura me pandeminë covid-19.
Me 16 milionë britanikë nën kufizime drakoniane, deputetët konservatorë kanë kundërshtuar ashpër masat e vendosura nga kreu i qeverisë.
Ata kanë bërë thirrje që këshilltarët e lartë të komitetit për përballimin e pandemisë, Chris Whitty e Sir Patrick Vallance të shkarkohen menjëherë nga detyra për tmerrimin e kombit, shkruan Daily Mail.
Kryeministri Johnson është duke u përpjekur me dëshpërim të shuajë rebelimin e deputetëve mes pretendimeve që deputetët e zemëruar po përgatisin një komplot për ta hequr qafe.
Qeveria po përballet me një reagim të ashpër për vendosjen e gjobave të reja ndëshkuese dhe ndalesave të shumta.
Në prapaskenë, Johnson po përpiqet të qetësojë më shumë se 50 deputetë konservatorë, të cilët kryesohen nga Sir Graham Brady, të cilët kanë mbështetur një amendament që kërkon votimin në parlament para futjes së çdo mase bllokimi.
Përdorimi i kompetencave gjithëpërfshirëse nga ana e qeverisë ka shkaktuar pakënaqësi në rritje midis konservatorëve.
Akti Coronavirus 2020, që mbështet bllokimin së bashku me Aktin e Mbrojtjes së Shëndetit 1984, duhet të rinovohet çdo gjashtë muaj dhe votimi për këtë pritet nesër.
Ish-ministri, Sir Desmond Sëayne, paralajmëroi këtë mëngjes se disa deputetë mund të votojnë kundër rinovimit të Aktit të Coronavirusit nëse nuk ka lëshime të thella nga ana e qeverisë.
Deputeti i vjetër konservator, Steve Baker, i ka krahasuar disa nga kufizimet e qeverisë për koronavirusin me romanin distopian 1984 të George Orwell, duke përmendur në mënyrë specifike ndalimin e të kënduarit dhe vallëzimit në bare, kafene dhe restorante.
/Klodian Manjani – Hashtag.al