E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

BEHLUL BEQAJ: VJOSA OSMANI ËSHTË PROFILIZUAR SI SHPRESË, DO TË KETË SUKSES ME PARTINË E RE

Analisti dhe profesori universitar, Belhul Beqaj, flet për KDP lidhur me aktualitetin e Kosovës dhe rajonit.

 

Intervistoi: KDP 

 

Për rolin e Hotit dhe LDK-së në dialogun Prishtinë-Beograd: Hoti dhe LDK-ja, me partnerët e koalicionit dhe pjesën e opozitës, po bëhen instrument të realizimit të kërkesave të administratës amerikane dhe hezitues të realizimit të kërkesave te BE.

Për projektin e “shkëmbimit të territoreve”: Edhe Thaçi edhe Hoti janë produkt i skenarit të administratës amerikane prandaj përmbajtësisht janë në funksion të skenarit të njëjtë.

Për Vjosa Osmanin: Është profilizuar si shpresë e ndryshimit. Si e tillë do të ketë mbështetjen e shumë te pakënaqurve, jo vetëm nga LDK-ja por edhe te qytetarëve te pakënaqur janë për ndryshime.

Mendoj se AKS duhet të trajtohet seriozisht nga politikbërësit duke i marrë parasysh vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese.

KDP: Ekzistojnë dy interpretime për Marrëveshjen e Washingtonit, të arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë. Është shitje e interesave të Kosovës apo një hap drejt njohjes së ndërsjellë?

Behlul BEQAJ: Mendoj se përfituesi potencial me i madh është organizatori i takimit në funksion te fushatës elektorale presidenciale, ndërsa Kosova dhe Serbia kane përfitime te kushtëzuara te cilat në vete bartin suksesin, por edhe rreziqet potenciale.

KDP: Marrëveshja e arritur në Bruksel në vitin 2015 parashihte Bashkësinë e Komunave Serbe. Por, nuk të arriti të zbatohet për shkak se Gjykata Kushtetuese e Kosovës e rrëzoi si antikushtetuese. Tash kjo ide duket se po zë vend sërish në dialogun Prishtinë-Beograd. A ka gjasa të kalojë filtrat kushtetuese?

Behlul BEQAJ: Asociacioni i komunave me shumice serbe (AKS) mbeti anash më shumë për shkak se befas ishte aktualizuar ideja e shkëmbimit, përkatësisht ndarjes, sesa për shkak te vërejtjeve te Gjykatës Kushtetuese. Mendoj se AKS duhet të trajtohet seriozisht nga politikbërësit duke i marrë parasysh vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese, ngase është detyrim institucional qe është ratifikuar ne Parlamentin e Kosovës, nëse synohet një kompromis.

KDP: A është kjo Bashkëdi e Komunave Serbe si zëvendësim për të ashtuquajturin skenar për shkëmbim territoresh?

Behlul BEQAJ: Asociacioni është problem i trashëguar nga negociuesit e dobët (2013) i cili nuk do te duhej te ishte as zëvendësim. Por, meqë është ratifikuar, është detyrim të cilin duhet ta trajtojnë vendimmarrësit politik si kompromis që potencialisht shkakton më pak probleme sesa ndarja territoriale.

KDP: Pse bartës i negociatave kësaj here është kryeministri Avdullah Hoti, ndërkohë figurë qendrore deri më tani ishte presidenti i Hashim Thaçi?

Behlul BEQAJ: Është vendim i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa presidenti Hashim Thaçi është jashtë procesit ngase është paralajmëruar ngritja e aktakuzës nga GJSN për krime te luftës. Realisht ai ishte bartës i një projekti që nënkuptonte elementin territorial, por edhe Abdullah Hoti është produkt i skenarit të administratës amerikane prandaj përmbajtësisht janë në funksion të skenarit të njëjtë, pavarësisht se kërkesa paraprake e administratës amerikane për njohje reciproke është transformuar në “normalizim të raporteve ekonomike”.

KDP: A po bëhen Hoti dhe LDK lojtarë kryesorë në procesin e dialogut?

Behlul BEQAJ: Po. Hoti dhe LDK-ja, me partnerët e koalicionit dhe pjesën e opozitës, po bëhen instrument të realizimit të kërkesave të administratës amerikane dhe hezitues të realizimit të kërkesave te BE.

KDP: Vjosa Osmani paralajmëroi formim të një partie të re. Si do të reflektojë kjo në shumicën parlamentare dhe në përgjithësi në skenën politike kosovare?

Behlul BEQAJ: Është profilizuar si shpresë e ndryshimit. Si e tillë do të ketë mbështetjen e shumë te pakënaqurve, jo vetëm nga LDK-ja por edhe te qytetarëve te pakënaqur janë për ndryshime.

Pavarësisht nga hipokrizia e klasës politike, qarkullimi mallrave, shërbimeve, teknologjive nuk duhet të fokusohet vetëm me Serbinë.

KDP: Si e shihni ringjalljen e idesë për “Mini-Shengen” në Marrëveshjen e Washingtonit, një ide që e tërë klasa politike kosovare një vit më parë e refuzoi në mënyrë të prerë?

Behlul BEQAJ: Pavarësisht nga hipokrizia e klasës politike, qarkullimi mallrave, shërbimeve, teknologjive nuk duhet të fokusohet vetëm me Serbinë. Ne regjion Serbia aktualisht është dominuese ne aspektin ekonomik, por shtetet regjionit në perspektivë mund të krijojnë supremacion karshi Serbisë nëse i ndërlidhin interesat e veta të ndërsjella në raport me Serbinë, duke respektuar konkurrencën si shtytëse te zhvillimit . Pra, duhet te arrihet kohezioni ekonomik shqiptar nëse dëshirohet “mini Shengeni’ të ketë një dinamikë qe do t’i jep përparësi regjionit karshi interesit serb.

KDP: Kur mendoni se Ballkani mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian?

Behlul BEQAJ: BE-ja vështirë se do t’i tejkalojë problemet dhe mos unitetin brendshëm së shpejti … Kjo do të reflektohet në dinamikën e inkuadrimit te Ballkanit, pavarësisht idesë optimiste te Borelit për integrimin në bllok të Ballkanit.

Të fundit