Marrëveshja e Washingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve ekonomike po shihet si shtrim i rrugës së arritjes së marrëveshjes paqësore në mes të dyja vendeve.
Kjo e ka shtyrë deputetin e Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, që të ndërmarrë iniciativën për nominimin e qeverive të SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë për Çmimin Nobel për Paqe.
Ai sot ia ka dorëzuar nominimin Akademisë së Shkencave të Norvegjisë e cila ndan çmimet Nobel.
“Prandaj dua që të nominoj Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeverinë e Kosovës dhe Qeverinë e Serbinë për Çmimin Nobel për Paqe, pasi që përmes kësaj marrëveshjeje synohet eliminimi i rrezikut për konflikte të reja në Ballkan dhe ka afrim drejt paqes dhe njohjes reciproke”, thuhet në dokument.
Ndërsa në një reagim në “Facebook”, kryeministri i Kosoves, Avdullah Hoti shkruan: “Jashtëzakonisht falënderues ndaj deputetit të Partisë Kristian Demokrate në Suedi, Magnus Jacobsson, për nominimin për çmimin Nobel për Paqe”.
/lapsi