Autor: Lorik Idrizi
Liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut sërisht do të garojnë në njësinë e gjashtë zgjedhore, e cila nxjerr afër 15 deputetë shqiptarë.
Liderii BDI Ali Ahmeti, i ASH Ziadin Sela, i BESËS Bilall Kasami dhe i PDSH Menduh Thaçi do të garojnë në këtë njësi, ndërsa vetëm Afrim Gashi i AA do të jetë bartës në dyshen.
Lideri i LSDM Zoran Zaev do të garojë në njësinë e pestë, ndërkaq ai VMRO-DPMNE Hristian Mickovski nuk është në listë për deputet pasi është spic-kandidat për kryeministër, një përvojë politike e njohur në Gjermani.