Gazetari Xhelal Neziri tha në një intervistë për televisionin Klan Maqedonia se fushata parazgjedhore do të jetë e ashpër, me goditje të ulëta dhe me mbisundim të propagandës së zezë.
“Do të ketë bomba, materiale të përgjiara, dokumente të rrejshme e të vërteta, lajme të rrejshme…Partitë nuk do të zgjedhin mjete për të arritu te rezultati i mirë që do t’u sigurojë një vend në qeverinë e ardhshme. Në Maqedoninë e veriut kush fiton pushtetin fiton gjithçka, kush ngel në opozitë – humb gjithçka. Pra është një garë ‘të jesh apo të mos jesh'”, tha ai.
Neziri shprehet i bindur se nuk ka rrezik për infektim në ditët e votimit pasi do të respektohen protokolet e sigurisë.
Për Marrëveshjen e Prespës tha se është më e rëndësishmja në historinë e vendit pasi njëkohësisht de-etnizon shtetin dhe hap perspektivat euro-atlantike të tij.
Lidhur me ofertat e partive politike shqiptare, Neziri pret që në këto zgjedhje të ketë programe më serioze, të sinqerta dhe reale për zhbillim ekonomik të rajoneve me shumicë shqiptare, të cilët kanë BPV më të ulët dhe nivel më të lartë të papunësisë.
Për më shumë e gjeni videon më poshtë: