Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt dhe shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, i kanë reaguar ish-ministrit të punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli për komentet e tij sa i takon lehtësimit të vizave që Bashkimi Evropian bëri për Bjellorusinë.
Pacolli kërkoi përgjigje nga ambasadori gjerman, Christian Heldt, dhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, për faktin nëse ata kanë ndonjë gjë për të thënë sa i takon vendimit të BE-së për lehtësimin e vizave për Bjellorusinë, derisa Kosova sipas tij, pret liberalizimin që një kohë të gjatë.
Congratulations to European Union and its member states for finding the courage to move ahead with visa facilitation w/Belarus and continuing to keep Kosovo the only in Europe isolated and unable to travel free. I would like to see @ApostolovaEU & @GermanAmbKOS what they say now?
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) May 14, 2020
Ambasadori gjerman, Christian Heldt, tha se vendimi për Bjellorusinë nuk është heqje e vizave.
“Mirë, por pse nuk do të duhej që për hir të njerëzve atje të bëjmë atë që aplikojmë në Kosovë që nga pavarësia në vitin 2008? Lehtësimi i vizave nuk është liberalizim i vizave. Vetëm sa për të sqaruar se për çfarë po flasim”, ka shkruar ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt.
Ndërkohë shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, tha se Kosova ka kapërcyer këtë hap kohë më parë.
“BE-ja nënshkroi marrëveshjen për lehtësimin e viza me Bjellorusinë e që është një kategori nën marrëveshjen për heqjen e vizave që Kosova është afër përmbylljes me Bashkimin Evropian. Marrëveshja e lehtësimit është një hap fillestar për ta bërë lëshimin e vizave më të lehtë dhe jo për t’i shfuqizuar ato. Flamuri i Kosovës anashkaloi këtë hap dhe shkoi direkt për heqjen e vizave”, ka shkruar Apostolova.
Congratulations to European Union and its member states for finding the courage to move ahead with visa facilitation w/Belarus and continuing to keep Kosovo the only in Europe isolated and unable to travel free. I would like to see @ApostolovaEU & @GermanAmbKOS what they say now?
— Behgjet Pacolli (@pacollibehgjet) May 14, 2020
Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet evropiane.
Procesi i liberalizimit të vizave ka ngecur në Bruksel në ndërkohë që liderët politikë në Kosovë vazhdimisht kanë thënën se janë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.