E enjte, 12 Shtator, 2024

ZIGZAG: NJË SHEMBULLI I MIRË, NJË SHEMBULL YNI I SHËMTUAR

Manifestimi i paradoditshëm kishtar-ortodoks në Strugë me të cilin u shkelën masat në fuqi vazhdon të jetë në qendër të vëmednjes edhe për shkak se deri tani autoritetet nuk kanë ndërmarrë masa për sanksionimin e organizatorëve të këtij tubimi fetar në kushtet e masave kufizuese ku nuk u respektua as distanca fizike e as mbajtja e maskave. Për dallim nga kjo, ditëve të kaluara ishim dëshmitarë të një shembulli nga Sarajeva ku pjesëmarrjen në një ditëlidnje disa personalitete e paguan me humbjen e posteve. Është e udhës që edhe ne të nxjerrim mësime nga – përvojat e mira!

Autor: Seladin Xhezairi

Shënimi i një ditëlindjeje në Sarajevë, këto ditë, në kushtet e masave kufizuese për shkak të koronaviorusit, ka vënë përpara drejtësisë 16 persona. E veçanta është se nuk është fjala për njerëz të zakonshëm, por për personalitete të njohura. Dhe, falë reagimit të publikut, ndodhi që menjëherë të merren masa edhe në kolektivet ku kanë punuar. Kështu, doktor Jusuf Shabanoviq që ishte mikpritës i miqve të tij, është shkarkuar nga posti i shefit të një dikasteri në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës. I pranishëm në këtë ngjarje ka qenë edhe një minister i cili fillimisht paralajmëroi gatishmërinë për t’u dorëhequr, por më pas u mjaftua me një kërkimfalje publike. Nga posti, është shkarkuar edhe dekani i Fakultetit të Veterinarisë. Autoritetet thanë se rregullat për ndalim të tubimeve vlejnë për të gjithë, pa përjashtim dha pa marrë parasysh titujt dhe statusin në shoqëri. Ajo që ra në sy ishte reagimi i menjëhershëm i organeve kompetente, të drejtësisë, policisë, ndërmarrjeve dhe i politikës. Masave ndëshkuese madje iu bashkua edhe Milorad Dodik duke lënë të kuptohet se ministri i sipërpërmenduar më nuk do të katë statusin e njeriut të tij të afërt.

Kjo ndodhi para pesë ditësh në Bosnjë e Hercegovinë. Mirëpo, pamjet që erdhën nga Struga, si duket përkojnë me atë të vjetrën: shumë zhurmë për asgjë! Shumë besimtarë ortodoksë në ballë me klerikët e Kishës Ortodokse Maqedonase festuan një kremtë fetare pa u bërë syri tërr, aniqë në fuqi ishin masat kufizuese të tubimeve, ruajtja e distancës fizike. Policia tha ndërkohë se e ka kryer punën e vet, autoritetet shëndetësore, po ashtu, por deri në këto momente – faji duket se po mbetet jetim.

E, do të duhej që edhe këtu të vlente reagimi nga Sarajeva: ‘Rregullat për ndalim të tubimeve vlejnë për të gjithë, pa përjashtim dha pa marrë parasysh titujt dhe statusin në shoqëri’! Ndërsa mungon përgjigja dhe përgjegjësia, është shqetësues edhe paralajmërimi për tubime të ngashme nga pjesëtarët e fesë islame. Sa për të sfiduar drejtësinë që duhet vënë në peshojë. Pa çka se rrethanat janë serioze, pa çka se e gjithë bota, e krishterë e myslimave, bën thirrje për respektim të masave të autoriteteve shëndetësore! /KDP

Të fundit