E mërkurë, 18 Shtator, 2024

Sa kohë duhet për t’u shëruar nga COVID-19?

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është gati të kthehet në punë pas shërimit nga sëmundja COVID-19, por për shumë pacientë tjerë, do të marrë kohë para se ata të gëzojnë shëndet të mirë.

Periudha e shërimit, në rradhë të parë, do të varet nga fakti se sa shumë ju ka goditur sëmundja. Disa njerëz do ta kalojnë sëmundjen shpejt, por për të tjerët, ajo mund të shkaktoj probleme shëndetësore serioze, raporton BBC.

Mosha, gjinia dhe çështje tjera shëndetësore janë arsye që mund të rrisin rrezikun për të sëmurët me COVID-19.

Sa më intenziv trajtimi dhe sa më e gjatë koha e tij, edhe shërimi ka të ngjarë të jetë më i gjatë.

Po sikur të kem vetëm simptoma të buta?

Shumica e njerëzve që sëmurën nga Covid-19 do të kenë vetëm simptomat kryesore si: kollë dhe ethe. Por, ata mund të përjetojnë edhe dhimbje trupi, lodhje, dhimbje të fytit dhe koke.

Këto simptoma trajtohen me pushim në shtrat, shumë lëngje dhe medikamente për lehtësim të dhimbjes, siç është paracetamoli.

Njerëzit me simptoma të butë shërohen më shpejt.

Ethet duhet të qetësohen në më pak se një javë, megjithëse kolla mund të zgjasë. Një analizë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nga të dhënat kineze thotë se duhen mesatarisht dy javë për tu shëruar.

Çfarë dihet deri më tani për pacientët me simptoma më serioze?

Për disa gjendja shëndetësore mund të bëhet shumë më serioze. Kjo ka tendencë të ndodhë nga dita e shtatë deri në ditën e 10 infeksionit.

Transformimi mund të jetë i papritur. Frymëmarrja bëhet e vështirë dhe mushkëritë acarohen. Kjo për shkak, se megjithëse sistemi imunitar i trupit po përpiqet të luftojë infeksionin – në të vërtetë është tepër reagues dhe trupi për shkak të këtij reagimi, pëson dëme anësore.

Disa njerëz duhet të shtrihen në spital për të marrë terapi të oksigjenit.

Mjekja Sarah Jarvis thotë: “Frymëmarrja mund të marrë ca kohë të konsiderueshme për tu përmirësuar”.

Ajo shton se mund të duhen dy deri në tetë javë për t’u shëruar.

Po sikur të kem nevojë për kujdes intensiv?

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se nga 20 persona të sëmurë, 1 do të ketë nevojë për trajtim intensiv dhe ventilator.

Dr Alison Pittard, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë Intensive të Kujdesit në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se mund të duhen 12 deri në 18 muaj për t’u rikthyer në gjendje normale, pas ndonjë shërimit në kujdes intenziv.

Qëndrimi në një kohë të zgjatë në shtrat çon në humbje të masës së muskujve.

Pacientët do të jenë të dobët në muskuj dhe do të marr kohë për t’u ngritur përsëri. Disa njerëz do të kenë nevojë për fizioterapi për të ecur përsëri.

Për shkak të asaj që kalon trupi në kujdesin intenziv, ekziston edhe mundësia e çrregullimeve psikologjike.

Ka pasur raporte nga Kina dhe Italia për dobësim të trupit, gulçim, kollitje të vazhdueshme dhe frymëmarrje të parregullt.

Plus, keni nevojë për shumë gjumë.

“Ne e dimë se shërimi i pacientëve merr një periudhë të konsiderueshme, potencialisht disa muaj”, thotë Paul Twose, fizioterapist i kujdesit intenziv.

Por, është e vështirë të përgjithësohet. Disa njerëz kalojnë periudha relativisht të shkurtra në kujdes intenziv, ndërsa të tjerët kanë qendruar me javë në ventilator.

A do të ndikojë koronavirusi për një periudhë afatgjate në shëndetin tim?

Kjo nuk dihet pasi nuk ka të dhëna afatgjata, por mund të bazohemi në kushte të tjera.

Sindromi i shqetësimit të frymëmarrjes akute (i quajtur Ards) zhvillohet te pacientët, sistemi imunitar i të cilëve është lodhur, duke shkaktuar dëme në mushkëri.

“Ka të dhëna që edhe pesë vjet pas kësaj, njerëzit mund të kenë vështirësi të vazhdueshme fizike dhe psikologjike”, thotë Twose.

Dr James Gill, një mjek i përgjithshëm dhe profesor në Shkollën Mjekësore WarWick, thotë se njerëzit gjithashtu kanë nevojë për mbështetje të shëndetit mendor për të përmirësuar shërimin.

“PTSD [çrregullimi i stresit post-traumatik] tek këta pacientë me gjendje më të rëndë nuk është befasues. Do të ketë plagë të konsiderueshme psikologjike për shumë njerëz”, thotë ai.

Megjithatë ekziston mundësia që edhe tek disa pacientë me simptoma të buta, problemet shëndetësore, siç është lodhja, të mbesin në periudha afatgjata.

Sa njerëz janë shëruar?

Ende është e vështirë të dihet një shifër e saktë. Por, që nga 26 prilli, Universiteti Johns Hopkins në SHBA raportoi se rreth 820,000 njerëz ishin shëruar nga 2.9 milionë të infektuar me koronavirusin e ri.

Përse numrat nuk e tregojnë rrëfimin e plotë?

Përpilimi ditor që bën Universiteti Johns Hopkins për rastet globale me koronavirus është aktualisht më gjithëpërfshirësi në botë, por mbështetet në informacione që ofrojnë qeveritë. Në shumë vende ka kufizime të informacioneve të tilla ose arsye përse nuk publikohet rrëfimi i plotë. Metodologjia, shpejtësia, transparenca

Të fundit