Prodhimi i birrës Corona është duke u pezulluar përkohësisht në Meksikë për shkak të pandemisë koronavirus, njofton CNN, përcjell KDP.
Grupo Modelo, kompania që bën birrë, e postoi njoftimin në Twitter, duke thënë se po ndalon prodhimin dhe tregtimin e birrës së saj sepse qeveria meksikane ka mbyllur bizneset jo thelbësore. Ndërmarrja në pronësi Anheuser-Busch Inbev bën edhe birra Modelo dhe Pacifico.
Këtë javë, qeveria meksikane njoftoi pezullimin e aktiviteteve jo thelbësore në sektorin publik dhe privat deri në 30 Prill në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit. Vendi ka më shumë se 1.500 raste dhe 50 vdekje, sipas Johns Hopkins.
Kompania Constalacion Brands (STZ) trajton shpërndarjen dhe importin e birrave të Grupo Modelo në Shtetet e Bashkuara. Drejtori i Përgjithshëm Bill Newlands tha se marka ka “furnizim të mjaftueshëm për të përmbushur kërkesën e konsumatorit” dhe nuk pret mungesa në afatin e afërt.
Emri i rastësishëm i Corona me virusin nuk ka ndikuar negativisht në shitblerjen s birrës. Constellation tha se shitjet e markave të saj të birrës u rritën 8.9% për tre muajt e parë të këtij viti, me Modelo dhe Corona që ishin shitësit më të mirë të saj. Shitjet u përshpejtuan në tre javët e para të marsit, tha kompania, me birrat e saj në rritje 24% krahasuar me një vit më parë.
Corona Hard Seltzer, e cila nisi në fillim të marsit, është gjithashtu në një “fillim të fortë”, sipas një njoftimi të fitimeve të kësaj kompanie.
Birra dhe alkooli tjetër po rriten në shitje këtë muaj pasi amerikanët po detyrohen të qendrojnë në shtëpi shkaku i koronavirusit. Numrat e shitjeve nga Nielsen (NLSN) tregojnë se shitjet e birrës u rritën 34% nga viti në vit për javën që përfundon më 21 Mars.