E premte, 13 Qershor, 2025

Rritet frikshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 5 viktima në orët e fundit

53 raste të reja me virusin korona janë konfrmuar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Me këtë numri total i të prekurve shkon në 483.

“Ministria e Shëndetësisë informon se në Klinikën për sëmundje Infektive në Shkup kanë ndërruar jetë dy pacientë të prekur nga virusi korona, një grua 71 vjeçare nga Lalabunishta e Strugës dhe një burrë 77 vjeç nga Kumanova, të cilët kanë qenë të shtruar në gjendje shumë të rëndë” ka shkruar në Facebookun e tij Ministri i Shëndetësisë Fenko Filipçe.

Ai më pas shpjegon numrin e viktimave, në të cilin janë llogaritur edhe ata që ndërruan jetë ditë më parë e që pas analizave është konfirmuar se kanë qenë të infektuar.

“Instituti i Shëndetit Publik informoi edhe për 2 raste vdekjeje, banor nga Velesi që vdiq para disa ditësh, ndërsa rezultati pozitiv është dëshmuar pas vdekjesë si dhe një shtetasi të huaj që ka jetuar 4 muaj në Shkup. Ministria thekson se edhe pacienti nga Kumanova që ndërroi jetë më 2 prill në Klinikën Infektive, testi i të cilit doli pozitiv, është konfirmuar dje, si rast vdekjeje pozitiv me virus. Me statistikën e ISHP-së i njëjtë do të evidentohet në raportin e sotëm. Me këtë, në statistikën e sotme janë evidentuar 5 të vdekur nga COVID-19” shpjegon Filipçe.

Për momentin në Klinikën Infektive të shtruar janë 61 pacientë, 11 prej të cilëve mbahen me frzmëmarrje mekanike.

53 rastet e reja tw konfirmuara sipas qyteteve janë: 14 nga Struga, 13 nga Shkupi, 8 nga Kumanova, 6 nga Koçani, 5 nga Shtipi, 2 nga Prilepi, 2 nga Tetova, 2 nga Gostivari dhe 1 nga Velesi.

Në 24 orët e fundit gjithsej janë bërë 414 teste, ndërkaq që kur ka filluar testimet në Maqeodninë e Veriut janë testuar 4920 qytetarë për të parë nëse janë ose jo të prekur me COVID-19.

/TV21

Të fundit