Po, ishte Dervish Shaqa i madh që n’atë kohë të pakohë, me zërin dhe sharkinë e tij mbante gjallë shpirtin Tonë! Kohërat, ndërruan, Kosova mbijetoi e u bë shtet. Tani, ta vëmë dorën në zemër, duhet të praanojmë se për këto përplasjet politike në Prishtinë, nuk i kanë fajet të tjerët, veçma sot kur gjithadej rruzullit, për shkak të koronavirusit, më duket se të gjithë, pa dallim feje e kombësie, sikur i bashkohemi, si në kor, lutjes: Ani moj dynja, mos thuj marova!
Autor: Seladin Xhezairi
1.Do t’i mbajë mend dy shembuj të pëtplasjeve politike në Mal të Zi, të kohërave të ndryshme e që çmoj se do të ishin yrnek i mirë edhe për ne ballkanasit e tjerë: Kur para një dekade pati përmbytje të mëdha në Shqipëri e Mal të Zi, opozita e atëhershme e bënte kryefajtore pozitën në Tiranë. Në një intervistë për seksionin shqiptar të BBC-së e pata pyetur shefin e shtabit malazez për krizën se se si qëndronte puna me reagimin e opozitës në Podgoricë, ai, pa një pa dy, mu gjegj si prej pushke: ‘Për fat edhe opozita jonë po e shikon se kjo ka ardhur nga Zoti, dhe të gjithë po mundohemi të evitojmë më të keqen’! Këtë të martë bisedova me deputetin opozitar, liderin e partisë Ura, Dritan Abazoviq dhe, gati-gati, se nuk ma përsëdyti të njëjtën: Kemi vendosur një moratorium që të mos kacafytemi me pushtetin përderisa vazhdon kjo pandemia e Covid-19, – më tha Dritani. E pranuam ose jo, zhvillimet në gjithë metropolet e Ballkanit Perendimor (në Prishtinë, Tiranë, Beograd, Shkup e Sarajevë) provojnë se shembulli malazez lë shumë për të dëshiruar: Kur i gjithë njerëzimi po përçon lutjen ‘Ani moj dynja, mos thuj mbarova’, hatërmbetjet e politikanëve-pushtetarë të Prishtinës çuan nnë një krizë qeveritare që nuk u bën nder. Nuk u bën nder për shkak të pandemisë e cila jo që trooket n’nderë, por edhe Kosovën e ka futur në listën e vendeve të prekura e që duhet ndihmuar! Do doja që Prishtina të ndiqte Podgoricën!
2. Ime bijë më tregon se edhe në Zvicër shkollat e kanë ndërprerë mësimin. Një shembull zviceran që mbase na hy në punë edhe ne: Një herë në javë mësuesja i sjellë në shtëpinë e mbesës detyrat e shtëpisë dhe ime mbesë, e ka për detyrë t’i bëjë ato dhe pastaj t’i nisë me postë në adresën e shkollës ku vijon mësimet. Në Stokholm dhe përgjithësisht në Suedi, institucionet e jo politikanët, gëzojnë besueshmërinë më të madhe, – më thotë kolegia Svjetllana Gjuriq, që prej vitesh punon për fondacionin prestigjioz ‘Ulof Palme’. Rekomandimet e Agjencisë Kombëtare të Shëndetit respekton pikë për pike. Çfarë thotë ajo, edhe bëhet! Kamerat e tv Klan Macedonia, këto ditë prej se ka hyrë në fuqi ndalim-qarkullimi, kanë regjistruar turma njerëzish që nuk respektojnë distancën fizike, grupe të rinjsh që nuk përfillin hyrjen në fuqi të orës policore, pronarë kafene-çajtoresh që nuk dëgjojnë rekomandimet, edhe të mjekëve, se –duhet t’i mbyllin!
3. Një këshillë dhe për median: Kohërat e vështira nxjerrin në sipërfaqe lloj-lloj tipash, ama për të mirë do mbahen mend ato dhe ata që e bëjnë punën me nder e nuk e mbajnë gajlenë e tjetrit. Rendja pas ‘ekskluziviteteve’ e rrahja gjoks për ‘patriotizëm’, në kohë murtaje, si kjo e sotmja, nuk është se sjell kushedi çka. Mos harroni, botën nuk e ndryshojmë ne, këtë po kanoset ta bëjë kjo murtaja e zezë. Jona është ta pasqyrojmë ndryshimin e saj! /KDP