E shtunë, 27 Korrik, 2024

VON DER LEYEN DHE VARHELYI: BALLKANI ËSHTË EVROPË

Autore: Erisa Zykaj / Bruksel

 

Komisioni Evropian mirëpret vendimin e Këshillit  të ministrave për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që i nënshtrohet miratimit përfundimtar nga anëtarët e Këshillit Evropian të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive.

Pas vendimit tê finalizuar sot, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar “Bashkimi Evropian mban premtimin e tij. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria bënë atë që kërkohej prej tyre. Të dyja vendet kanë vazhduar përparimin në reformat e nevojshme. Sot shënohet fillimi i udhëtimit drejt një Bashkimi Evropian më të madh dhe më të fortë. Dhe ky vendim është në interesin gjeostrategjik të Bashkimit Evropian. ”

Komisioneri për fqinjësinë dhe zgjerim Olivér Várhelyi u shpreh: “Hapja e bisedimeve të anêtarësimit dërgon një mesazh të fortë dhe të qartë jo vetëm për të dy vendet, por edhe për Ballkanin Perëndimor në tërësi. Ai rikonfirmon  angazhimin e Bashkimit Europian për perspektivën evropiane të rajonit. E tashmja dhe e ardhmja e tij është në BE. Komisioni  do të propozojë së shpejti draftin e kornizave të negociatave me dy vendet, që do integrojnë elementet e metodologjisë së rishikuar. Vendimi i sotëm konfirmon rëndësinë gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor dhe provon, se Evropa është e gatshme dhe e aftë të marrë vendime gjeopolitike edhe në këto periudha tê vështira të pandemisë së koronavirusit ”.

 

Autorja është korrespondente e Tv Klan Maqedoni nga Brukseli

 

Të fundit